13.3 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Erdogan: Turqia nuk do të lejojë kurrë një krizë në shërbimet shëndetësore

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial.

Presidenti tha se numri i rasteve të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19), shtrimet në spital, kujdesi intensiv dhe vdekjet janë në nivel të kontrollueshëm.

Duke u shprehur se Turqia ka vazhduar me sukses luftën kundër epidemisë me një qasje parandaluese duke ndjekur nga afër zhvillimet në botë, Erdogan deklaroi se epidemia, e cila po i afrohet fundit të vitit të dytë, vazhdon të kërcënojë njerëzimin në formën e valëve dhe variante të reja, duke tejkaluar parashikimet e periudhës së parë.

Ai tha se kjo situatë po ngarkon gjithnjë e më shumë infrastrukturën në bazë të shërbimeve dhe produkteve të të gjitha shteteve, përfshi edhe ato të zhvilluara dhe shtoi se asnjëherë nuk kanë lejuar dhe nuk do të lejojnë asnjë krizë në shërbimet shëndetësore.

Presidenti Erdogan tha se numri i rasteve, shtrimeve në spital, kujdesit intensiv dhe vdekjeve në Turqi është në nivel të kontrollueshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit