1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Erdogan: Turqia nuk do ta njohë aneksimin e paligjshëm të Krimesë

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij presidenti Erdoğan ka pohuar se Turqia nuk e ka njohur aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe gjithashtu nuk do ta njohë më pas.

Pas takimit kokë më kokë në rezidencën presidenciale Erdoğan dhe Poroshenko morën pjesë në sesionin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Ukrainë ku dhe kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu theksohet se mes kryetarit të Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı dhe ambasadorit të Ukrainës në Ankara, Sergiy Korsunsky, është nënshkruar një marrëveshje e bashkëpunimit mes Anadolu Agency dhe Agjencisë së Lajmeve të Ukrainës (UKRINFORM). Ndërsa është nënshkruar edhe një memorandum mirëkuptimi mes Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Këshillit Kombëtarë të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës si dhe është nënshkruar një deklaratë e përbashkët në lidhje me rezultatet e takimit të pestë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Ukrainë.

Erdoğan ka uruar që të jetë në shërbim të të mirës për dy vendet ky takim i cili po kryhet në një periudhë kritike dhe ka shprehur se takimet e ndërsjella të nivelit të lartë në kohët e fundit mes dy vendeve po zhvillohen një mënyrë shumë të veçantë si për Ukrainën ashtu edhe për Turqinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit