9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdoğan: Turqia ka kaluar shumë sfida të vështira

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në Stamboll se Turqia ka kaluar shumë sfida të vështira, ashtu siç do bëjë së shpejti edhe me aktualet në ekonomi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me besim të plotë them se Turqia e cila ka kaluar sfida të vështira, shumë shpejt do ti tejkalojë edhe problemet në ekonomi”, tha Erdoğan për të shtuar se armiqtë e shtetit të tij, së fundmi kanë përdorur vlerën e valutës kombëtare si armë me të cilën kanë dashur të dëmtojnë Turqinë.

“Sa më shumë rezistojmë, ata aq më shumë sulmojnë. Ditëve të fundit na kanë sulmuar duke përdorur vlerën e valutës kombëtare si një armë, por ama, le të urdhërojnë. Ne prodhojmë alternativa dhe do të vazhdojmë ashtu”, u shpreh Erdoğan.

Ndryshimet kushtetuese në Turqi do të kenë efektin e dopingut

“Hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese të cilat aktualisht janë objekt i procedurave parlamentare do të kenë efektin e dopingut në vendin tonë. Askush nuk do të mund të qëndrojë përballë ngritjes së një Turqie të re”, tha Erdoğan.

Gjithashtu ai u shpreh se investitorët të cilët në Turqi investojnë dy milionë dollarë, do të kenë mundësi që të fitojnë nënshtetësinë e këtij vendi.

“Ai që në vendin tonë vjen me investim në vlerë prej dy milionë dollarë do të fitojë mundësinë e nënshtetësisë. Këto janë hapa të rëndësishëm. Por kjo ka edhe rreziqet e veta. Pse? Dihet se ka edhe nga ata që janë kundër kësaj, por qëllimet tona janë ndryshe. Dëshirojmë që strukturën globale ta bëjmë bashkë përmes modelit të shtetësisë globale, me qendër në vendin tonë. Këtë hap doemos duhet ta bëjmë”, theksoi Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit