11.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Erdoğan: Turqia do të shkatërrojë burimin e çdo kërcënimi

Më të lexuarat

“Askush nuk mund të na kërcënojë përmes terrorit, ekonomisë dhe me çetat e tradhtisë. Nuk do ti lejojmë. Ku do që të jetë burimi i këtij kërcënimi, do të shkojmë dhe ta shkatërrojmë”

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur ditën e sotme në ambientet e rezidencës shtetërore ne Ankara ka thënë se në Turqi deri më tani nuk ka patur asnjë ndalesë në të drejtën e lirisë së shprehjes dhe besimit dhe se nuk do të ketë as në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).

“Liria është virtyti që njerëzit të jetojnë mirë dhe njerëzishëm. Për këtë po punojmë ne. Liria kalon përmes urës Yavuz Sultan Selim, liria kalon përmes Marmaray-it, liria kalon përmes tunelit Euroazia, përmes urës Osmangazi, si dhe kalon përmes urës që është duke u ndërtuar, asaj të Çanakkale-s, përmes aeroportit të tretë që po ndërtohet në Stamboll”, ka thënë Presidenti Erdoğan në fjalën e tij.

“DEASH tashmë është në arratisje”

Ndërsa në lidhje me Operacioni “Mburoja e Eufratit”, Presidenti Erdoğan tha: “Rrethimi i El Bab-it vazhdon me një ritëm të lartë dhe tashmë DEASH-i është në arratisje. Faktikisht jemi krejtësisht në dijeni për shkaqet e zgjatjes kaq shumë të operacionit të El Bab-it, i cili duhet të kishte përfunduar për një kohë të shkurtër. Lufta jonë kundër PYD-së dhe YPG-së vazhdon në mënyrë intensive dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë. Sepse nëse ka ndonjë organizëm që na kërcënon do ta shkatërrojmë atë në rrënjët e saj.”

“Pastrimi ende nuk ka përfunduar”

Presidenti Erdoğan në fjalën e tij ka cekur edhe çështjen e luftës kundër organizatës terroriste FETÖ. Ai ka vënë në dukje se në kuadër të këtyre operacioneve deri më tani janë ndaluar të paktën 43 mijë persona të lidhur me këtë organizatë, ndërsa rreth 95 mijë të tjerë janë larguar nga puna. “Ky pastrim nuk ka mbaruar ende. Kemi dhe shumë punë”, ka shtuar ai.

“Këtë vend nuk arritën ta ndajnë për nga ana etnike, as ajo medh’hebike, nuk mundën ta copëtojnë përmes organizatave terroriste, as përmes sulmeve ekonomike”, tha Presidenti Erdoğan dhe më pas shtoi se “Tashmë nuk kanë më plumba për të gjuajtur. Tani e tutje radha është tek ne. E them edhe njëherë këtu. Turqia tashmë nuk është më në gjendjen e mbrojtjes, por ka kaluar në pozicionin e sulmit.”

Presidenti Erdoğan në vijim shtoi: “Askush nuk mund të na kërcënojë përmes terrorit, ekonomisë dhe me çetat e tradhtisë. Nuk do ti lejojmë. Ku do që të jetë burimi i këtij kërcënimi, do të shkojmë dhe ta shkatërrojmë. Do të shtojmë fushën e veprimit në luftën kundër terrorizmit përmes parimit, ‘kush nuk është me ne është përballë nesh’. Për ata që mundohen të copëtojnë vendin tonë, përgjigja do të jetë duke vendosur flamurin në shtyllën më të lartë, duke ngritur zërin e ezanit, përmes unitetit dhe forcimit të bashkimit tonë.”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit