-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan: Turqia do ta ndërtojë aeroplanmbajtësen e saj

Më të lexuarat

“Dhashtë Zoti ta ndërtojmë edhe aeroplanmbajtësen. Forcat e Armatosura Turke do ta kenë aeroplanmbajtësen e tyre. Do të arrijmë sukses në këtë”, tha Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim sot morën pjesë në ceremoninë e lundrimit në det të anijes ushtarake konverter, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan në fjalimin tha se pas anijes së Anadollit të llojit Amfibi do të jenë në gjendje të bëjnë edhe aeroplanmbajtësen.

“Dhashtë Zoti ta ndërtojmë edhe aeroplanmbajtësen. Forcat e Armatosura Turke do ta kenë aeroplanmbajtësen e tyre. Do të arrijmë sukses në këtë. Nuk kemi asnjë pengesë. Nëse besoni dhe këmbëngulni mund të jeni të suksesshëm. Tashmë duke i besuar Zotit me këmbëngulje dhe stabilitet ka një qeveri dhe shtet, këtë ta dini”, deklaroi presidenti turk Erdogan.

Ndërkohë, kryeministri Yildirim në fjalimin e tij tha se shteti i fuqishëm është i mundshëm me ushtri të fuqishme.

“Shteti ynë për shkak të vendndodhjes nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër përveç të qenurit i fuqishëm. Rreth nesh ka një unazë të zjarrtë dhe shumë popuj të shtypur janë duke pritur mbështetjen tonë dhe presim shpresa nga ne. Prandaj nuk është e mjaftueshme që vetëm në Turqi ta zhvillojmë aftësinë e mbrojtjes tonë. Në të njëjtën kohë jemi të detyruar të zhvillojmë edhe aftësinë tonë për parandalim. Duke bërë këtë duhet të mbështetemi në burimet vendore dhe kombëtare”, tha kryeministri turk.

Yildirim tha se kanë bërë projekte të ndryshme për sistemin e mbrojtjes së vendit. “Të gjithë këto kanë për qëllim të përforcojnë aftësinë për mbrojtje dhe parandalim të Turqisë, besim për mikun, frikë për armikun. Në kuadër të kësaj punimet tona do të vazhdojnë duke u rritur edhe më shumë. Nën udhëheqjen tuaj (Presidenti Erdogan) në 10 vitetet e fundit bëmë investime në vlerë prej 30 miliardë dollarësh në industrinë tonë të mbrojtjes. Unë e mbaj mend kur isha një inxhinier i ri. Me vite anijet e këtilla ishin çështje diskutimi në Turqi. Projektet që filluan në vitet 80-ta, në vitet 2000 ende flitej por tash nuk flasim por bëjmë. Pak flasim, punojmë më shumë. Ajo që na ka hije ne dhe këtij populli është kjo”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit