Presidenti Recep Tayyip Erdogan ishte pjesëmarrës në një emision special të Radiotelevizionit publik të Turqisë, TRT.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri një vlerësim vitit të tretë të tij në Presidencë.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarit Oguz Haksever për një emision special të Radiotelevizionin publik të Turqisë, TRT, Presidenti Erdogan foli edhe në lidhje me ngjarjet që jetohen në Mianmar.
“Ne dënojë ashpër dhe në mënyrë më të rëndë ato që po jetohen në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkaq monitorimin në lidhje me çështjen do ta bëjmë nëpërmjet organizatave ndërkombëtare me në krye Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, deklaroi Erdogan.
Gjatë emisionit special të TRT-së, Presidenti Erdogan tha se Turqia vazhdon me ndihma ndaj vendeve në nevojë në të katër anët e botës.
Në lidhje me ndihmat ndaj vendeve më pak të zhvilluara Erdogan tha se Amerika është e para ndërsa Turqia e dyta në botë, ndërsa shtoi se “Aktualisht jemi duke dërguar çdo lloj ndihme në ushqim, ilaçe dhe veshmbathje me avion transportues dhe anije në vendet me të ardhura të ulëta. Si shembull mund të përmendi Palestinën, Rripin e Gazës. Ne dërgojmë dhe do të vazhdojmë të dërgojmë ndihma në këto vende, sepse kjo është ajo që i ka hije Turqisë”.
Duke e bërë të ditur se kriza e Gjirit që jetohet mes Katarit dhe disa vendeve arabe duhet të marr fund gjatë festës së Bajramit të Kurbanit, kreu i shtetit turk tha: “Në këtë kohë, kur është intensifikuar periudha e Haxhit, kërkesa jonë nga Mbreti Selman, i cili është Hadimul Harameyn-i Sherifejn (Shërbëtor i vendeve të shenjta, shën. Përk.) dhe më i vjetri në moshë nga ne, është kjo; Ai është në pozitën e vëllait të madh të Gjirit, është më i madhi i këtij rajoni. Para nesh ndodhet festa e Bajramit të Kurbanit dhe them që ky tensionim në rajonin e Gjirit të marr fund”.
Ndërkaq në lidhje me rrethimin e Xhamisë Al-Aksa nga ana e Izraelit, Presidenti tha se gjendja nuk është qetësuar plotësisht.
Ai tha se gjatë ditëve kur u jetuan ngjarjet në Xhaminë Al-Aksa kanë qenë vazhdimisht në kontakte diplomatike me Izraelin për të parandaluar përshkallëzimin e ngjarjeve, ndërsa në përgjigje të pyetjes se “Sa ka luajtur rol diplomacia në këtë drejtim?”, Erdogan tha se gjatë kohës kur u jetuan tensionimet janë zhvilluar një varg bisedimesh të ngjeshura diplomatike.
Presidenti rikujtoi se gjatë kësaj kohe ka biseduar me Presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas, Presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin dhe Mbretin e Jordanisë, Abdullahin e 2-të.
“I tërë ky proces bëri që e tërë kjo të kthehet në të kundërtën dhe arritëm në një pozitë të shëndoshë. Natyrisht se unë nuk jam i mendimit se kjo punë ka marr fund plotësisht. Në çdo kohë dhe në çdo vend mund të shpërthej sërish. Këtë duhet të dimë të gjithë e posaçërisht Netanyahu se Haram al-Sharifi është një vend i shenjtë i tre feve dhe nuk mund të mendohet se këtu dikush mund të thotë se kjo është e imja dhe këtu nuk mund të hyjnë myslimanët”, bëri të ditur Erdogan.
Gjatë programit kreu i shtetit turk deklaroi se gjatë vizitave të bëra në vendet e Afrikës janë hedhur hapa të rëndësishme dhe është vënë në jetë një iniciativë ndaj këtyre vendeve, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në kohën kur filluam me detyrë, Turqia në Afrikë kishte 12 ambasada, ndërsa tani kemi 39 të tilla. Objektivi ynë është që në tërë kontinentin e Afrikës të hapim ambasadat tona. Ministria e Jashtme është duke vazhduar me punime në këtë drejtim. Në qoftë se solidariteti mes Afrikës dhe Turqisë vazhdon në çdo fushë unë besoj se këto territore, të cilat janë përdorur si zonë e shfrytëzimit, do të rimëkëmben shumë shpejtë”.