2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Erdogan: Turqia qëndron në solidaritet të plotë me palestinezët

Më të lexuarat

“Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë palestinezë që ranë dëshmor në sulmet e ushtrisë izraelite në kampin Jenin. Türkiye është në solidaritet të plotë me popullin palestinez”, tha presidenti Erdogan

Türkiye qëndron në solidaritet të plotë me palestinezët, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan pas bastisjeve të fundit izraelite në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

“Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë palestinezë që ranë dëshmor në sulmet e ushtrisë izraelite në kampin Jenin. Türkiye është në solidaritet të plotë me popullin palestinez”, tha Erdoğan në një takim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara.

Sulmet e forcave izraelite në qytetet palestineze kanë çuar në përshkallëzimin e tensioneve në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar në muajt e fundit, duke përfshirë sulmin e së hënës në Jenin.

Të paktën 12 palestinezë u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën në ofensivën e fundit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Pesë nga viktimat ishin të mitur.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet kolone hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit