1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdoğan: Türkiye nuk do ta harrojë kurrë solidaritetin ndërkombëtar të treguar pas tërmeteve

Më të lexuarat

Duke theksuar se kostoja e vlerësuar e shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti ishte rreth 104 miliardë dollarë, Erdoğan tha se, “Nuk është e mundur që një komb i vetëm të trajtojë një krizë të kësaj shkalle i vetëm”

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta harrojë kurrë solidaritetin e treguar nga Bashkimi Evropian (BE), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe organizata të tjera ndërkombëtare pas tërmeteve të 6 shkurtit, raporton Anadolu.

“Nuk do ta harrojmë kurrë solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira nga të gjithë miqtë tanë, BE-ja me institucionet e saj, vendet anëtare dhe kandidate, nga OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha presidenti Erdoğan.

Erdoğan në një adresim virtual foli në seancën hapëse të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Suedeze e Këshillit të BE-së për të mbështetur viktimat e prekura nga tërmetet shkatërruese në Türkiyen jugore.

“Kjo konferencë është një shembull tjetër se sa të fuqishme janë marrëdhëniet mes popujve tanë”, shtoi ai.

Duke theksuar se kostoja e vlerësuar e shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti ishte rreth 104 miliardë dollarë, Erdoğan tha se, “Nuk është e mundur që një komb i vetëm të trajtojë një krizë të kësaj shkalle i vetëm”.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca në Türkiyen jugore dhe morën jetën e të paktën 50.096 personave.

Mbi 13.5 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Presidenti turk njoftoi se vendi i tij aktualisht strehon mbi 4 milionë refugjatë, përfshirë rreth 3.5 milionë sirianë.

“Sot, derisa shërojmë plagët e fatkeqësisë së shekullit në vendin tonë, jemi në solidaritet me popullin sirian që u godit nga tërmetet. Ne ofrojmë lehtësimin e nevojshëm për palët e treta dhe vendet e tjera për të transferuar ndihma humanitare nga toka dhe ajri për viktimat e tërmetit në Siri. Ne do të vazhdojmë këtë qëndrim në të ardhmen”, tha presidenti Erdoğan.

Ndihma e huaj

Presidenti Erdoğan njoftoi se një personel i përbërë prej 11.320 personash nga 90 vende erdhën në Türkiye pas tërmeteve.

“Ndihma nga afër 130 vende mbërriti tek viktimat tona të tërmetit. 36 spitale fushore u krijuan falë jush, miqtë tanë të dashur dhe kontribuuan në trajtimin e të plagosurve tanë”, shtoi ai.

Më tej, ai njoftoi se ka rreth 298 mijë ndërtesa të pabanueshme në zonën e tërmetit të cilët ose janë shembur ose janë dëmtuar rëndë dhe që duhet të prishen menjëherë.

“Ne do të rindërtojmë dhe do të ringjallim të gjitha qytetet tona të dëmtuara nga tërmeti, duke përfshirë infrastrukturën, super-strukturën, vendet e punës dhe pasuritë historike dhe kulturore”, theksoi ai.

Presidenti turk po ashtu theksoi se vendi i tij planifikon të ndërtojë ndërtesa të mjaftueshme brenda një viti për të përmbushur nevojat e viktimave të tërmeteve, si dhe shtoi se 319 mijë shtëpi do të ndërtohen në vitin e parë dhe 650 mijë në total.

Ai tha se Türkiye do të vendosë 108 mijë shtëpi të përkohshme me kontejnerë brenda dy muajve dhe do të strehojë 500 mijë njerëz në to.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit