12.7 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025


Erdoğan: Türkiye do të vazhdojë të ekspozojë realitetet në Gaza

Më të lexuarat

Erdoğan tha se lufta 471-ditore e grupit palestinez në Gaza riafirmoi se shpirti i rezistencës do të qëndrojë, si dhe vlerësoi përpjekjet e grupit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Ankaraja do të vazhdojë të ekspozojë realitetet në Gaza, ku një armëpushim prej 3-fazash ka hyrë në fuqi më 19 janar, transmeton Anadolu.

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës, në takimin me kreun e Këshillit Shura të Hamasit, Muhammad Darwish, në kompleksin presidencial në Ankara, Erdoğan shprehu shpresën për përfundimin e suksesshëm të fazës së dytë dhe të tretë të armëpushimit, e cila përfundimisht do të çojë në një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza dhe fillimin e rindërtimit.

Erdoğan tha se lufta 471-ditore e grupit palestinez në Gaza riafirmoi se shpirti i rezistencës do të qëndrojë, si dhe vlerësoi përpjekjet e grupit.

Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 47 mijë njerëz në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, shefi i inteligjencës, İbrahim Kalın, këshilltari kryesor i presidentit, Akif Çağatay Kılıç dhe zyrtarë të tjerë.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit