Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim të mbajtur në qytetin Ordu deklaroi se “Kurrë nuk do të lejojmë as PYD-në as YPG-në të akomodohen në kufijtë tanë. Çdo kush dhe e gjithë bota ta dijë këtë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar popullatës pjesëmarrëse në takimin popullor të mbajtur në sheshin Republika në qytetin Ordu ku ai u shpreh se “Populli i rajonit të Detit të Zi në çdo periudhë të historisë ka mbrojtur gjithmonë të dobëtin, ai që ka qenë viktimë. Gjithashtu ky popull nuk e ka pranuar kurrë tradhtinë dhe goditjen pas shpine ku dhe ata që kanë tentuar një gjë të tillë kanë marrë përgjigjen e këtij populli”.
Duke vënë në dukje se Turqia ndodhet përballë shumë rreziqeve të jashtme dhe brendshme Erdoğan, tha:
“Ne aktualisht hymë në Jarabulus në Siri. Përse? Sepse atje ndodhej një organizatë terroriste e quajtur PYD, kishte një DEASH të cilët ne duhej ti pastronim nga atje. Siç e dini në qytetin Gaziantep ranë dëshmorë 53 qytetarë tanë, për këtë arsye ne vendosën fillimin e operacionit. Bashkë me Ushtrinë e Lirë Siriane pastruam DEASH-in nga Jarabulusi ku tashmë atje ndodhet popullata e atij rajoni. Më pas hymë në El Rai, në Dabik dhe në El Bab duke i pastruar ato nga DEASH-i. Ndërsa tani synojmë Munbixh-in. Kryetari i CHP-së Kılıçdaroğlu pyet ‘Çfarë pune keni ju atje?‘ Unë i them se do ta mësosh se çfarë pune kemi atje, bëj pak durim. Me siguri që do ta mësosh edhe këtë pasi të mësosh politikën por do të jetë shumë vonë”.
Ndër të tjera presidenti Erdoğan ka shtuar se “Ne vzhdojmë udhën tonë duke besuar. Ne nuk synojmë territorin e askujt, por edhe territorin që i përket të dobëtit, viktimës do t’ia dorëzojmë. Sepse nga këto rajone ka një kërcënim për ne dhe duhet ta eliminojmë këtë. Ne vzhdojmë bisedimet tona me të gjithë si me forcat e koalicionit si me Rusinë. Në njërën anë vazhdojmë bisedimet bashkë në anën tjetër vazhdojmë udhën tonë. Kurrë nuk do të lejojmë as PYD-në as YPG-në të akomodohen në kufijtë tanë. Disa pyesin ‘A do të formojnë shtet?‘. Ne nuk lejojmë që ata të formojnë shtet në ato territore, çdo kush dhe e gjithë bota ta dijë këtë”.
“Ata që i kanë ngulur sytë vendit tonë në një periudhë kur në botë dhe në rajonin tonë po përjetohen dhimbje të ristrukturimit do të gjejnë përballë 80 milionë qytetarët tanë, me në krye popullin e rajonit të Detit të Zi”, tha Erdoğan.
Pasi ka vënë në dukje se sistemin e ri qeverisës e kanë kaluar nga parlamenti me solidarizimin e Partisë AK dhe të MHP, Erdoğan, tha se populli tashmë do të kryejë detyrën e mëtejshme.
Duke rikujtuar se në rast të pranimit të ndryshimeve kushtetuese mosha e votimit do të ulet në 18 vjeç, Erdoğan tha: “Rini ju kanë zili. Nuk dëshirojnë që ju të hyni në parlament. Ndërsa ne jemi pro që të rinjtë të hyjnë në parlament. Ne shpresojmë se me këtë vendim të rëndësishëm në zgjedhje do të mbjellim farën e një parlamenti dinamik e të ri. Në këtë janë të përfshirë edhe femrat edhe meshkujt. Për këtë arsye ju jeni ato që do të përcaktoni”.
Ai tha se në shumë vende të botës të rinjtë e moshës 18 vjeç kanë të drejtën për t’u zgjedhur. Erdoğan vuri në dukje se edhe rinia turke duhet ta arrijë këtë.