Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan thotë se koalicioni ndërkombëtar të cilit i prinë SHBA po përkrah grupet terroriste përfshirë Shtetin Islamik dhe grupet kurde YPG e PYD.
Kështu ka thënë ai të martën në një konferencë të mbajtur në Ankara, ku ka akuzuar SHBA-në se po përkrah grupe terroriste.
“Ata na akuzonin ne se po përkrahim Shtetin Islamik. Tani ata po përkrahin grupe terroriste si Shtetin Islamik, YPG, PYD. Është e qartë. Kemi prove të konfirmuara, me fotografi dhe video”, ka thënë Erdogan, raporton Reuters