1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Erdogan, thirrje botës islame mbi flakëvënësit e botës

Më të lexuarat

Reagimi i fortë ndaj banditizmit sionist në Lindjen e Mesme

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje të hënën Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të rekomandojë menjëherë përdorimin e forcave në Gaza, të ngjashme me rezolutën e vitit 1950.

“Sot, të avokosh për Palestinën dhe Libanin do të thotë të avokosh për njerëzimin, paqen dhe kulturën e bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme”, tha Erdogan pas mbledhjes së qeverisë në kryeqytetin turk, Ankara.

“Disa sionistë radikalë, të verbuar nga gjaku dhe urrejtja, po i vënë flakën rajonit dhe mbarë botës. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me këtë mizori dhe barbarizëm”, tha Erdogan, duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban.

Ai theksoi se “komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë më i heshtur ndaj banditizmit izraelit që i ka vënë zjarrin të gjithë rajonit”.

Ai tha gjithashtu se vendet islame dhe muslimane duhet të bëjnë shumë më tepër.

“Vendet islame duhet të tregojnë reagimin më të fortë ndaj shtypjes në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban. Si muslimanë, ne duhet ta udhëheqim botën në parandalimin e padrejtësive dhe shtypjes”, shtoi ai.

Së fundi, ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe botës islame që të veprojnë për paqen e të gjithëve në rajon, duke përfshirë myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit