0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Erdoğan: Të rinjtë janë të vendosur për mbrojtjen e flamurit

Më të lexuarat

“Të rinjtë tanë kaluan menjëherë në veprim pasi kuptuan tentativën për grusht shteti.”

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në asamblenë e përgjithshme të Fondacionit Ensar të zhvilluar në Qendrën e Kongreseve në Stamboll tha se “Ende kemi shumë mangësi në çështjen e formimit të brezave që vendi ka nevojë, që kërkon populli dhe që janë ëndrrat tona. Janë në ndryshim e sipër programet arsimore që nga gjuha, historia jonë dhe në shumë fusha të tjera, që janë përgatitur me një qëndrim të një produkti armiqësor ndaj kulturës sonë dhe paraardhësve tanë të ndjerë. Jam në dijeni se ka ekipe, persona me mentalitet të huaj kundër vendit dhe popullit, të cilët janë ende në vendet më efektive në shumë fusha nga media, ekonomia, kinemaja, shkenca, teknologjia dhe deri tek drejtësia. Nëse më duhet ta shpreh ndiej keqardhje për këtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vizioni ynë 2053 është shndërruar në mollën e re të kuqe”

Në fjalën e tij ndër të tjera presidenti Erdoğan është shprehur se “Tashmë vizioni ynë 2053 nuk është më vetëm një urim, por është shndërruar në mollën e re të kuqe që ne besojmë se të rinjtë tanë do ta realizojnë.”

Duke theksuar se të rinjtë janë një prej heronjve më të mëdhenj të 15 korrikut, Erdoğan tha se “Të rinjtë tanë kaluan menjëherë në veprim pasi kuptuan tentativën për grusht shteti pavarësisht se ata ndoshta nuk kishin përjetuar vetëm personalisht ato dhimbje në të kaluarën. Të rinjtë tanë ndodheshin në radhë të parë si poshtë tankut, sipër tij për të shpëtuar vendet e uzurpuara nga tradhtarët puçistë. Ata më 15 korrik i kanë dhënë një përgjigje të mirë atyre që mendonin dhe shprehnin se ‘vendi dhe populli nuk pret asnjë të mirë nga brezi i ri’. Por një gjë duhet ta vërejmë mirë se ata të rinj që erdhën atë natë nuk ishin të rinjtë e parkut Gezi. Kjo është shumë e rëndësishme sepse atë natë ishte një rini e cila do atdheun dhe popullin, si dhe që janë të vendosur për mbrojtjen e flamurit dhe ezanit të tyre”.

“Me ndryshimin e kushtetutës edhe mosha për t’u zgjedhur është ulur në 18 vjeç. Gjithashtu me ligje do të bëhet rregullim edhe për detyrat e tjera. Besoj se e kemi treguar sinqeritetin tonë duke marrë të rinjtë tanë në Bordin Qendror Ekzekutiv dhe vendimmarrës të partisë sonë. Edhe në zgjedhje do t’iu japim të njëjtën mundësi të rinjve tanë. Unë kam besimin se edhe të rinjtë tanë duke përgatitur veten e tyre në mënyrën më të mirë do të jenë të denjë për këtë besueshmëri.”

Duke u shprehur se lutjet e tij janë për unitetin e vendit dhe të popullit si dhe për shpëtimin e të gjithë muslimanëve, Erdoğan ka shprehur urimet për Muajin e Ramazanit që “edhe këto lutje të jenë të pranueshme në këtë muaj të begatë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit