1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdogan: S’kemi ç’diskutojmë me Greqinë

Më të lexuarat

Për presidentin turk, politika greke është e bazuar në gënjeshtra

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në kryeqytetin çek, Pragë, se nuk ka asgjë që ia vlen të diskutohet me Greqinë për momentin dhe akuzoi Athinën se e mbështet politikën e saj në “gënjeshtra”.

“Ata nuk janë aty ku duhet të jenë”, tha kreu i shtetit turk në një konferencë për shtyp mbrëmë.

Sipas tij, e gjithë politika greke është e bazuar në gënjeshtra dhe në pandershmëri.

 “Ne nuk kemi çfarë të diskutojmë me Greqinë”, tha Erdogan.

Ai tha se Athina e kuptoi mesazhin e Ankarasë kur zyrtarët turq thanë se mund të mbërrinin papritur një natë, një koment që grekët dhe disa zyrtarë të tjerë perëndimorë e dënuan si një kërcënim për vendin fqinj. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit