0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Erdoğan: Shqetësimet tona do t‘ia shpreh personalisht Trumpit

Më të lexuarat

“Qëndrimin tonë në lidhje me shqetësimet tona për vendimin e marrë do t’ia shpreh në mënyrë të detajuar edhe vetë personalisht presidentit Trump”, tha Presidenti Erdoğan

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në rezidencën presidenciale në Ankara ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Sierra Leones, Ernest Bai Koroma i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast Erdoğan tha se “çdo zhvillim në Siri dhe Irak për ne është çështje e drejtpërdrejt e sigurisë kombëtare”.

“Ne dëshirojmë të besojmë se aleatët tanë do të preferojnë të qëndrojnë përkrah nesh dhe jo të organizatave terroriste. Qëndrimin tonë në lidhje me shqetësimet tona për vendimin e marrë do t’ia shpreh në mënyrë të detajuar edhe vetë personalisht në bisedimet që do të zhvillojmë më 16 maj me presidentin Trump”, tha Presidenti Erdoğan.

Pasi ka theksuar se vlerësojnë përparimin e shënuar nga Sierra Leone e cila ka kaluar një luftë të brendshme rrënuese dhe e cila ka qenë e detyruar të luftojë me epideminë e Ebola-s, Erdoğan tha se ka besimin se vendi nën udhëheqjen e Koroma-s do të përparojë edhe më shumë.

“Kanë marrë vendimin për mbylljen e institucionit të lidhur me FETO-n”

Pasi ka bërë të ditur se me Koroma-n kanë zhvilluar një takim të frytshëm Erdoğan tha se “Fillimisht shpreh falënderimet e mia për drejtuesin shtetëror për mbështetjen e fortë që ka dhënë në luftën tonë kundër FETO-s. Kanë marrë vendimin për mbylljen e institucionit të lidhur me FETO-n”.

“Për të siguruar këtë ne oforojmë çdo lloj të mbështetjes së nevojshme për miqtë tanë me bursat e Turqisë dhe me Fondacionin Maarif”, tha Erdoğan i cili ka shtuar më tej se do të zhvillojnë takimet e nevojshme që Fondacioni Maarif të marrë në dorëzim shkollën dhe se gjithashtu do të vazhdojnë edhe ndihmat për zhvillim të kryera nga TIKA.

“Do ti shpreh vetë personalisht në mënyrë të detajuar presidentit Trump”

Duke bërë të ditur se nuk duhet të bëhen dallime mes organizatave terroriste në mënyrë se “ky është terrorist i mirë, ky terrorist i keq” presidenti Erdoğan ka deklaruar se “Kemi bërë dhe bëjmë një luftë në mënyrë të vendosur kundër të gjitha rrjeteve kriminale në Siri. Operacioni ‘Mburoja e Eufratit’ është operacioni i cili i ka shkaktuar humbjen më të madhe deri më tani organizatës terroriste DEASH. Ky është shembulli konkret i qëndrimit tonë. Kjo ofensivë i ka treguar gjithë botës se për të luftuar me DEASH-in nuk ka nevojë për një organizatë tjetër terroriste. Qëndrimi ynë në luftën kundër terrorizmit të DEASH-it edhe sot është i njëjtë. Cilado qoftë arsyeja, lufta kundër organziatës terroriste me DEASH-in nuk duhet të kryhet me një tejtër organizatë terroriste. Një hap i tillë do të vendosë në rrezik të ardhmen e Sirisë dhe të rajonit. Është e qartë situata që ka sjellë Sirinë si pasojë e hapave të gabuar të hedhur në të kaluarën”.

Gjithashtu duke njoftuar se në të njëjtën mënyrë do të diskutojnë këtë çështje edhe me aleatët në Samitin e NATO-s që do të mabhet më 25 maj në Bruksel, presidenti Erdoğan tha se “Besoj se këto takime do të garantojnë stabilitetin e rajonit, do të sigurojë që të arrijmë një rezultat në përputhje me të vërtetat e Sirisë. Uroj që Amerika të jetë kthyer sa më më parë nga disa të vërteta të shprehura deri më tani, sepse ne jemi ato që i përjetojmë këto ngjarje. Asnjëri nga ato që bëjnë këto deklarata nuk kanë lidhje as nga afër dhe as nga larg me këtë. Ato nuk e dinë se çfarë ndodh në Siri, çfarë ndodh në Irak, nuk e dinë asnjërën prej këtyre”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit