11.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Delegacioni turk në SHBA kërkon ekstradimin e kreut të FETO-s

Më të lexuarat

Takimi ka kaluar në një atmosferë pozitive ku krahas zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë kanë marrë pjesë tre prokurorë me detyrë në hetimet ndaj FETO-s

WASHINGTON (AA) – Delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë të Turqisë i cili ka mbërritur në SHBA bashkë me ministrin e Drejtësisë Bekir Bozdağ, edhe sot ka vazhduar bisedimet me homologët amerikanë në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO Fetullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioenve të marra nga zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, delegacioni i kryesuar nga zëvendës/drejtori i marrëdhënieve me jashtë dhe të drejta ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme turke Faris Karak ka zhvilluar një bisedë me zyrtarët e Departamentit Amerikan të Drejtësisë që ka zgjatur gjashtë orë.

Pavarësisht se ditën e djeshme nuk arritën të përfundonin bisedimet të cilat ishin planifikuar vetëm për një ditë mes delegacioneve ku janë diskutuar detajet ligjore dhe teknike për ekstradimin e Gülen-it, bëhet e ditur se ministri Bozdağ ka dhënë uzdhëzimin “që të vazhdojnë nëse është e nevojshme”.

Delegacionet e dy vendeve pas kësaj janë takuar sërish ditën e sotme ku kanë zhvilluar edhe një bisedë tjetër që ka zgjatur gjashtë orë.

Më tej thuhet se takimi ka kaluar në një atmosferë pozitive ku krahas zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë kanë marrë pjesë tre prokurorë me detyrë në hetimet ndaj FETO-s dhe punonjës të Kryeprokurorisë së Ankarasë.

Ministri Bozdağ, ditën e hënë realizoi një takim me Sekretarin amerikan të Drejtësisë Jeff Sessions në lidhje me çështjen për ekstradimin e Gülen-it kreut të FETO-s, ku në atë takim ishte vendosur për bisedimet teknike me delegacionet e të dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit