1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Erdogan shpreh gatishmërinë për të dialoguar me talebanët: Afganët janë motrat dhe vëllezërit tanë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan është shprehur i gatshëm për të dialoguar me talebanët, nëse do të ishte e nevojshme.

“Nëse ata trokasin në derën tonë, ne do ta hapim atë për dialog,” tha ai.

Erdogan deklaroi se Turqia po pret rreth 300,000 refugjatë afganë të dokumentuar ose dhe pa dokumente, duke shtuar se Ankaraja ka bërë përpjekjet e nevojshme për zhvillimin e Afganistanit dhe do vazhdojë ta bëjë këtë.

“Kombi afgan përbëhet nga vëllezërit dhe motrat tona muslimane, kështu që natyrisht, ne nuk do t’i mbyllim dyert për ta,”- tha Erdogani

Ai shtoi: Ne nuk i mbyllëm dyert për njerëzit që po iknin nga vendet e tyre dhe kërkonin strehim në tonat,”.

Presidenti turk ka kritikuar vendet perëndimore dhe myslimane për mungesën e interesit ndaj Afganistanit.

Erdogan gjithashtu ka shpjeguar dhe arsyen për ndërtimin e murit në kufi me Iranin.

“Qëllimi i mureve kufitare që po ndërtohen është parandalimi i migrimit të parregullt”, sqaroi ai. /tiranapost

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit