2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Erdogan shpall: Vdekje zjarrvënësve!

Më të lexuarat

Pas djegies së 4000 ha prej një inatçori të rëndomtë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan propozoi të premten vendosjen e dënimit me vdekje për ata që janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve në pyje.

“Cili duhet të jetë dënimi? Dënimi me vdekje? Unë mendoj se ata(zjarrvënësit) duhet të dënohen me vdekje,” u tha Erdogan gazetarëve të mbledhur në resortin turistik të prekur nga zjarri në Marmaris në provincën jugperëndimore të Muglas.

Turqia e hoqi dënimin me vdekje në vitin 2002, kështu që përpara se Erdogan të marrë një vendim përfundimtar, ai fillimisht duhet të votohet nga parlamenti.

Zjarri i Marmaris, i cili u ndez që nga e marta, dogji 4000 hektarë dhe 435 njerëz u evakuuan, pretendon Erdogan.

Të premten, një gjykatë në Marmaris dërgoi në burg një burrë i cili “pranoi” se ndezi zjarrin në zemërim për shkak të një grindjeje në familje, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia.

Një tjetër person u arrestua të premten me dyshimin se kishte vënë zjarrin në resortin mesdhetar të Antalias, 500 kilometra në verilindje të Marmaris, raporton Anatolia.

Dënimi me vdekje do të ishte një mënyrë e mirë për të “frenuar” dhe duhet të konsiderohet seriozisht, shtoi Erdogan, pa specifikuar nëse ai kishte për qëllim vetëm zjarrvënie apo veprime të tjera që mund të shkaktojnë zjarr.

Verën e kaluar, zjarre të shumta shkatërruan mijëra hektarë sipërfaqe pyjore në të gjithë Turqinë.

Shumë kanë frikë nga përhapja e zjarrit të parë të madh në Marmaris këtë vit në pjesë të tjera të Turqisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit