3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdogan: Shkaqet kryesore të valës së emigracionit, sulmet ruse dhe të Esadit

Më të lexuarat

pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Konfederatës së Biznesmenëve të Rinj të Turqisë (TUGIK), Erdogan deklaroi se sulmet e Rusisë dhe ato të regjimit të Esadit kundër popullatës civile në Siri janë shkaktarët kryesorë të valës së emigracionit.

Kreu i shtetit turk cilësoi si “mungesë sinqeriteti” apelin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara drejtuar Turqisë për të hapur kufijtë për refugjatët, në vend që marrë masa kundër Rusisë, Irani dhe regjimit të Esadit, të cilët po kryejnë masakra ndaj civilëve në Siri.

“Çfarë pune bëni ju Kombet e Bashkuara? Turqia ka shpenzuar gati 10 miliardë dollarë deri më sot për rreth 3 milionë refugjatë. Sa mbështetje i keni dhënë ju Turqisë për këta refugjatë? Vetëm 455 milionë dollarë. Turp të keni, turp! Ne nuk jemi syleshë. Durojmë deri në një pikë të caktuar dhe pastaj bëjmë atë që duhet bërë. Ata që na japin neve këshilla, le t’u japin këshilla edhe vendeve të tjera anëtare të OKB-së; le t’i dërgojmë refugjatët edhe në ato shtete”, theksoi ai.

Erdogan u ndal gjithashtu mbi fondin, që Bashkimi Evropian do të japë për mysafirët sirianë në Turqi, duke nënvizuar sërish se kjo shumë do të shpenzohet për sirianët dhe jo për Turqinë.

“Ne nuk i kemi shpenzuar ato 9 miliardë dollarë deri tani sepse do të na vinin para prej jush. Këtë na e kërkonte mikpritja e bujaria jonë dhe ne këtë gjë e bëmë”, vijoi ai.

Presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen se disa rrethe janë kaq dritëshkurtra, saqë nuk arrijnë të kuptojnë se PYD-ja dhe organizata terroriste, PKK, nuk kanë asnjë dallim nga njëra-tjetra.

“E them haptazi: Kjo është dyfytyrësi”, shtoi ai./trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit