Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e zakonshëm të AK Partisë në qytetin turk Tokat deklaroi se “sharlatani në Pensilvani ka shtrembëruar muslimanizmin për ambicie personale”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sharlatani në Pensilvani, duke e shtrembëruar muslimanizmin për ambicie personale, pothuajse duke e shenjtëruar gënjeshtrën, shpifjen dhe mashtrimin, ka krijuar një besim, një fe të re për veten. Anëtarët e kësaj organizate, disa prej të cilëve kanë shitur shpirtin e tyre për një dollar, e disa për 50 mijë dollarë, nuk ka mëkat që nuk do të kryejnë e tradhti që nuk do të bëjnë për hir të interesit të tyre”, tha Erdoğan.
Me masat e ndërmarra po pastrohet struktura e shtetit
“Me masat e ndëmarra gjatë disa viteve të fundit, ne po e pastrojmë strukturën e shtetit tonë nga kjo qelizë tinëzare e kancerit. Duke i pastruar institucionet e shtetit tonë nga Hashashijet (Assassins) e FETO-s, tani më po bëhemi edhe më të fortë ne çdo aspekt”, tha Erdogan.