-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erdogan: Rusia ka bërë një gabim të madh në Siri

Më të lexuarat

Veprimet ruse në Siri nuk janë të pranueshme për Turqinë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agnecy (AA).
Duke folur në Aeroportin Ndërkombëtar Esenboga në Ankara, para se të nisej për në Francë, Erdogan tha: “Për fat të keq, Rusia tani ka bërë një gabim të madh dhe unë kam përshtypjen se ky hap do të jetë një shenjë e cila do të çojë atë (Rusinë) drejt një izolim rajonal”.

Rusia filloi sulmet ajrore të mërkurën për të forcuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad. Moska këmbëngul se sulmet kanë për synim Shtetin Islamik dhe grupet tjera terroriste, por vendet perëndimore dhe aleatët e tyre të Gjirit besojnë se kundërshtarët e moderuar të Assadit dhe civilët janë duke përjetuar dëmet e bombardimeve ruse.

Erdogan pyeti: “Çfarë është duke u përpjekur Rusia të arrijë këtu? Aty është Assadi që kryen terrorizëm shtetëror dhe për fat të keq si Rusia ashtu edhe Irani mbështesin këtë person. Vendet që po bashkëpunojnë me regjimin do të japin llogari përpara historisë”.

Erdogan pyeti se sa është numri i refugjatëve që janë strehuar në Rusi dhe Iran. Turqia ka mirëpritur refugjatët sirianë që nga fillimi i luftës civile në mars të vitit 2011 dhe kujdeset për rreth dy milionë refugjatë.

“Deri tani kemi shpenzuar 7.5 miliardë dollarë”, tha Erdogan, duke shtuar se kjo është “detyrë e ndërgjegjshme” e Turqisë.

Presidenti i Turqisë përsëriti nevojën e një zone të sigurt që do të krijohet në veri të Sirisë, por shtoi se “lshtë e detyrueshme që të ketë zonë të ndalim fluturimit, përndryshe kjo do të ishte një zonë e hapur për vdekje”.

I pyetur në lidhje me vërejtjet e presidentit amerikan, Barack Obama rreth programit “trajno dhe pajis” për grupet opozitare siriane, Erdogan tha: “Jemi në zjarr, jemi duke bërë më të mirën tonë”. Ai gjithashtu shtoi se Turqia do të vazhdojë me programin dhe do të vazhdojë luftën kundër ISIS-it.

SHBA kohët e fundit pezulluan programin “trajno dhe pajis” për grupet opozitare siriane, pasi që disa forca të trajnuara kishin dezertuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit