-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdogan reagoi ashpër ndaj mitingut të mbajtur në Bernë të Zvicrës

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në sheshin Republika në qytetin Samsun të Turqisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan reagoi ashpër ndaj mitingut dhe pankartës të hapur nga ana e përkrahësve të organizatës terroriste në Bernë të Zvicrës.

Presidenti Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në sheshin Republika në qytetin Samsun të Turqisë.

Në lidhje me një mitingun e mbajtur në Zvicër nga përkrahësit e organizatës terroriste, Presidenti Erdoğan tha: “Nuk mund të na kthenin nga udha jonë me F-16, me helikopterë luftarakë më 15 korrik (gjatë tentativës së grusht shtetit të ndërmarr nga organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet FETO/PDY). A mos vallë një pankartë e pavlerë do të na kthejë nga rruga jonë? Paturpësia që keni bërë do të mbetet një njollë e zezë në të dhënat tuaja. Përveç kësaj ne nuk u frikësohemi kërcënimeve. Pothuaj se Zvicra ka hapur një hetim mbi këtë ngjarje. Çdo gjë ka ndodhur përpara syve të shtetit, qeverisë dhe policisë së Zvicrës. Kanë ndodhur me mbrojtjen e policisë. Kjo shfaqje nuk ndodhi në malet e Alpeve, por përpara parlamentit zviceran. Kë po e mashtroni ju? Në qoftë se jeni të sinqertë i dëboni terroristët”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit