5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Erdogan: Pse politika greke nxitet kundër Turqisë

Më të lexuarat

Komentet e fundit të presidentit turk për krizën me fqinjët

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar të hënën Greqinë për “provokimet” e fundit, duke deklaruar se Turqia nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e të drejtave dhe interesave të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndërtimet ushtarake të huaja në të gjithë Greqinë, të cilat na kujtojnë pushtimin, në thelb duhet të shqetësojnë popullin grek, jo ne,” tha Erdogan pas mbledhjes së kabinetit në Ankara.

Komentet e Erdogan erdhën pasi dronët ushtarakë turq regjistruan vendosjen greke të automjeteve të blinduara në ishujt Lesbos dhe Samos, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Të hënën, Turqia thirri ambasadorin grek dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund shkeljeve në ishujt e Egjeut dhe kthimin e statusit të tyre të çmilitarizuar, sipas Ministrisë së Jashtme turke.

Në të njëjtën kohë, në një notë proteste drejtuar SHBA-së, Turqia bëri thirrje për respektimin e statusit të ishujve në Egjeun Lindor dhe vuri në dukje se duhet të merren masa për të parandaluar përdorimin e armëve atje.

Erdogan tha se Turqia ndjek politikën e Greqisë të mbushur me “provokime”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se qëllimet e vërteta të atyre që nxitën politikanët grekë kundër nesh janë të pengojnë programin tonë për ndërtimin e një Turqie të madhe dhe të fortë,” tha Erdogan.

Ai shtoi se Turqia, nëse është e nevojshme, nuk do të heqë dorë nga përdorimi i të gjitha mjeteve në dispozicion për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj, duke shtuar se Greqia nuk është në të njëjtin nivel me Turqinë.

Ai theksoi gjithashtu se Greqia do të përgjigjet për njerëzit që la të vdesin në Mesdhe. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit