Pas ceremonisë Erdoğan dhe Abbas kaluan në një takim kokë më kokë
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan priti me ceremoni zyrtare Presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan priti presidentin Abbas në derën kryesore të hyrjes së kompleksit Presidencial. Pas arritjes së Erdoğan dhe Abbas në vendin e ceremonisë, u intonuan himnet kombëtare të të dy shteteve.
Presidenti i Palestinës Abbas përshëndeti ushtarët në gjuhën turke duke thënë “Përshëndetje ushtarë”. Në ceremoni ndodheshin ushtarët dhe flamujt të cilët përfaqësojnë 16 shtete turke të themeluara në histori.
Pas prezantimit të dy delegacioneve, Erdoğan dhe Abbas shtrënguan duart dhe pozuan për gazetarë përpara flamujve të Turqisë dhe të Palestinës. Pas ceremonisë Erdoğan dhe Abbas kaluan në një takim kokë më kokë.