8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan prezanton kabinetin, ministër edhe dhëndri me emër shqiptar

Më të lexuarat

Disa ditë pasi fitoi në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u betua në parlament për mandatin e dytë si president, por këtë herë me fuqi të shumta ekzekutive.

Sot Erdogan ka prezantuar edhe kabinetin e tij qeveritar, të përbërë nga 16 ministra, ndërsa emri i njërit prej tyre, është ai që ka bërë më shumë “zhurmë”.

Bëhet fjalë për Berat Albayrak, i cili është dhëndri i presidentit Erdogan dhe është emëruar nga ky i fundit si Ministër i Thesarit dhe Financave.

Ky vendim është interpretuar nga kritikët, si një tentativë e presidentit për të pasur kontroll të plotë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit.

Berat Albayrak është 40 vjeç dhe prej vitit 2004 është i martuar me vajzën e presidentit, Esra Erdogan. Më herët ai ka qenë edhe CEO i Çalık Holding, ndërsa ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Energjisë dhe Burimeve natyrore.

Më poshtë është edhe kabineti i plotë i presidentit Erdogan:

1. Zëvendëspresident: Fuat Oktay

2. Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül

3. Ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes: Zehra Zümrüt Selçuk

4. Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit: Murat Kurum

5. Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu

6. Ministër i Energjisë dhe Resurseve Natyrore: Fatih Dönmez

7. Ministër i Rinisë dhe Sportit: Mehmet Kasapoğlu

8. Ministër i Thesarit dhe Financave: Berat Albayrak

9. Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu

10. Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Ersoy

11. Ministër i Arsimit: Ziya Selçuk

12. Ministër i Mbrojtjes: Hulusi Akar

13. Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca

14. Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mustafa Varank

15. Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Bekir Pakdemirli

16. Ministre e Tregtisë: Ruhsar Pekcan

17. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Cahit Turan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit