1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdoğan: Plani për grusht shteti është përgatitur jashtë Turqisë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot në Ankara se plani për kryerjen e grusht shtetit në Turqi është përgatitur jashtë kufijve të shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ai veprim (tentativa për grusht shteti nga organizata terroriste FETO) nuk është planifikuar vetëm brenda shtetit. Unë flas hapur, tentativa për grusht shteti është skenar i shkruar jashtë vendit por me aktorë vendor”, tha Erdoğan, i cili ka folur edhe për mbishkrimet në disa aeroporte evropiane në të cilat shkruan: ”Mos shkoni në Turqi, shkuarja e juaj në Turqi do të forcojë Erdoğan-in”.

“Çfarë demokracie është kjo? Unë nuk jam president i vendosur me grusht shteti. Unë jam president i zgjedhur me 52 përqind të votave të popullit”, tha Erdoğan.

Duke folur në mbledhjen Ekonomike të Nivelit të Lartë me investitorë ndërkombëtarë, presidenti i Turqisë tha se Perëndimi fatkeqësisht përkrah terrorizmin dhe qëndon përkrah puçeve.

“Pyes, vallë Perëndimi këtu përkrah terrorizmin ose nuk e përkrah? A është Perëndimi i rreshtuar me demokracinë ose me grusht shtetet dhe terrorizmin? Fatkeqësisht, Perëndimi i jep përkrahje terrorizmit dhe qëndron përkrah puçeve. Ata nuk ndiejnë dhimbje në shpirt siç ndiemë ne”, tha Erdoğan duke vendosur theksin te rëndësia e luftës efikase kundër terrorizmit.

“Nëse diku ka terrorizëm, e kemi patjetër të luftojmë kundër tij pa hamendje. Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mund të marrë qëndrim të përbashkët kundër terrorizmit dhe puçeve, atëherë na falni, por një ditë kjo do t’u kthehet si bumerang dhe të godasë ato shtete”, tha presidenti i Turqisë, Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit