3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdogan: Përpjekjet për destabilizim i kanë kushtuar Turqisë miliarda dollarë

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Pallatin presidencial në Ankara priti në drekë diplomatët turk të cilët marrin pjesë në Konferencën e 7-të të ambasadorëve dhe me atë rast paralajmëroi që viti 2015 do të jetë i shënuar me diplomaci të intensifikuar me qëllim të arritjes së qëllimeve kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke rikujtuar se gjatë fushatës parazgjedhore ka paralajmëruar se do të jetë presidenti “më ndryshe” dhe se do të jetë më i përkushtuar dhe më aktiv në të gjitha fushat të interesit të shtetit dhe popullit, Erdogan tha se pikërisht politika e Jashtme është një nga poligonët më të rëndësishëm të veprimit më intensiv. “Me unitet dhe punë të koordinuar me kryeministrin, ministrin e Jashtëm dhe juve ambasadorët do të ecim drejt realizimit të objektivave të politikës sonë të jashtme. Edhe në vitin 2015 do të punojmë me përkushtim për të forcuar reputacionin tonë dhe ndikimin në botë, si dhe me politikë të jashtme aktive të forcojmë ekonominë, politikën dhe sektorë tjera të shoqërisë”, theksoi Erdogan.

-“Nuk jemi të mposhtur, por popull i triumfeve”

Erdogan theksoi se Republika e Turqisë është ndërtuar me një fitore të madhe në luftërat pas Luftës së Dytë Botërore dhe se populli turk asnjëherë nuk është mposhtur, por është popull i triumfeve. Ai shtoi se veçanërisht është e rëndësishme që këtë ndjenjë të kenë të gjithë anëtarët e kombit, veçanërisht ambasadorët si përfaqësuesit e vendit në botë.

Duke përmendur trazirat nga e kaluara, Erdogan tha se asnjë nga këto nuk ishin të rastësishme, as nuk ndodhën si pasojë e dinamikave ndërshtetërore. “Separatizmi, ngjarjet Gezi, përpjekje të grushtit të shtetit ’17-25 dhjetor’ dhe ngjarje tjera janë krijuar nga marionetat e huaja nga jashtë në mënyrë që të ndryshojë kursi me të cilin vendi ecë. Për këtë jeni të vetëdijshëm edhe ju diplomatët. Këtu është thelbësore ajo që ne bëjmë dhe çfarë do të bëjmë në këtë kontekst. Qëllimi i vetëm i këtyre ngjarjeve është që të kthehet në skenë, Turqia e vjetër e varur, me një mungesë të vetëbesimit e cila mund të kontrollohet dhe t’i imponohet programi ditor”, tha Erdogan.

Duke theksuar se tentimi i grushtit të shtetit në fund të dhjetorit 2013 është shërbyer nën pretekstin e skandaleve të korrupsionit, Erdogani tha se këto përpjekje Turqisë i kanë kushtuar 120 miliardë dollarë, dhe se çmimi i tyre do të ishin edhe më të larta nëse krijuesit do të kishin pasur sukses në qëllimet e tyre. Ai shtoi se në këtë rast Turqia do të ishte skenë e interesave, inflacioneve, reduktimeve të eksportit, taksave më të larta për popullsinë, dhe poligon i lobeve të ndryshme të interesit, gjakut dhe luftës.

– “Ndërtimi i Turqisë së re nuk ka kthim ashtu si shigjeta e hedhur”

Presidenti i Turqisë Erdogan duke përmendur edhe vendimin e djeshëm të Komisionit parlamentar për mos ndjekjen penalisht të katër ish-ministra të dyshuar për korrupsion sepse akuzime të tilla janë vlerësuar si të pabaza, tha se kjo përpjekje që grushti i shtetit i dhjetorit të gjallërohet përmes procesit kundër katër ish-ministrave është plotësisht proces i “pashpresë”.

“Ky është vendim paraprak, ndërsa vendimtarin do ta marr parlamenti”, tha Erdogan dhe shprehu shpresë se parlamenti do të tregojë se Turqia nuk është vendi ku është e mundshme të ndërtohen intrigat dhe spekulime të tilla. Po ashtu shtoi se populli turk vendimin e tij lidhur me situatën në Turqi edha në vendet e votimit gjatë zgjedhjeve lokale dhe presidenciale të mbajtura në 2014.

Duke theksuar se Turqia në 12 vitet e fundit ka themeluar një sistem që të gjitha institucionet politike dhe jo-politike t’ju kthehen detyrave të tyre të vërteta, Erdogan tha se nuk ka gjasa të asnjë lloj kthimi mbrapa dhe se nuk do të lejohen komplote të reja, procedura të montuar dhe frikësime. “Normalizimi dhe ndërtimi i Turqisë së re, së bashku me të gjitha institucionet e saj dhe rregullave do të ecë drejtë qëllimit të saj pa mundësi të kthimit, njësoj si shigjeta e hedhur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit