5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Erdoğan për kushtetutën e re: Do t’i prezantojmë popullit atë që kemi përgatitur

Më të lexuarat

“Strategjia jonë e reformës bazohet në idealin tonë për një individ të lirë, një shoqëri të fortë dhe një Turqi më demokratike”, tha presidenti Erdoğan

Duke folur për punën rreth kushtetutës së re të Turqisë, presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se në muajt e parë të vitit të ardhshëm, popullit turk do t’i prezantohet ajo çfarë është bërë deri më tani, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së re të Gjykatës Supreme të Turqisë (Yargitay) në Ankara foli rreth kushtetutës së re.

Presidenti turk njoftoi në fillim të shkurtit të këtij viti se kishte ardhur përsëri koha për të diskutuar kushtetutën e re të Turqisë.

Ai tha sot se publiku do të informohet për përmbajtjen e kushtetutës së re qysh vitin e ardhshëm.

“Kemi vendosur t’i prezantojmë popullit tonë në muajt e parë të vitit të ardhshëm atë që kemi përgatitur”, tha Erdoğan, duke shtuar se “Strategjia jonë e reformës bazohet në idealin tonë për një individ të lirë, një shoqëri të fortë dhe një Turqi më demokratike”.

Gjatë fjalimit të tij, Erdoğan citoi fjalët e presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës, të ndjerit Alija Izetbegoviç, i cili ka thënë se “Ne nuk do ta humbim luftën nëse do të mundemi, por nëse do të ngjasojmë si armiqtë tanë”.

“Për këtë arsye, kurrë nuk do të heqim dorë nga drejtësia dhe ligji. Ne hedhim poshtë nocionin se qëllimi justifikon mjetin. Do të vazhdojmë të arrijmë qëllimet tona të vërteta dhe të drejta me mjetet e duhura dhe të përshtatshme. Kurrë nuk do ta shohim drejtësinë si një term të rezervuar vetëm për ndërtesat e gjykatave”, tha Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit