2.7 C
Pristina
Monday, January 6, 2025

Erdogan për Gazën: Historia do dëshmojë se kishim të drejtë

Më të lexuarat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan foli edhe një herë për krizën dhe situatën në Gaza dhe ka thënë se qasja e Turqisë në të ardhmen do të jetë plotësisht korrekte.

Gjatë një fjalimi në një takim të eksportuesve në Stamboll të shtunën, Erdogani u shpreh se strategjia turke në kontekstin e Gazës do të karakterizohet si adekuate dhe realiste në të ardhmen.

“Ashtu siç u vërtetua se kishim të drejtë në rastin e Sirisë, historia do të konfirmojë se kishim të drejtë edhe në lidhje me krizën e Gazës”, ka thënë Erdogan.

Sipas tij, përkushtimi ndaj drejtësisë, paqes dhe dhembshurisë do të jetë qasja e duhur për Turqinë. Ai shtoi gjithashtu se humbja e më shumë jetëve në Gaza nuk mund të tolerohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit