Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka këmbëngulur se planet e tij për të marrë përsipër kompetenca të reja nuk do të kthejnë atë në një diktator.
Në një intervistë ekskluzive me CNN, Erdogan tha se një paketë e reformës kushtetuese – e mbështetur nga një shumicë të ngushtë e votuesve të Turqisë në një referendum të dielën – nuk kishte të bënte me atë personalisht. Ai hodhi poshtë akuzat se i mbështeti kompetencat e reja duke u nisur nga dëshira për të fuqizuar veten e tij më tepër sesa për të përmirësuar sistemin politik të Turqisë.
“Ndryshimet kushtetuese në proces në Turqi nuk më bëjnë mua një diktator, jam i vdekshëm dhe mund të vdes nga çasti në çast”, tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë ekskluzive për CNN, duke shtuar se fitorja e “po” në referendumin mbi sistemin presidencial “paraqet një transformim të historisë demokratike të vendit.” “Aty ku ekzistojnë diktaturat nuk është e nevojshme që të ketë një sistem presidencial”, shtoi ai.