3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Erdogan për “ARD”: 15 korriku, çasti më kritik i karrierës sime politike

Më të lexuarat

“Në demokraci, fjalën e fundit e thotë populli dhe populli ynë kërkon dënim me vdekje; këtë realitet nuk mund ta injorojmë. Nëse miratohet nga Kuvendi edhe unë do ta dekretoj. S’kam sesi ta marr vetëm unë këtë vendim. Kjo nuk është mbretëri”, tha ai.

Gjatë një transmetimi ekskluziv të televizionit gjerman, “ARD”, kreu i shtetit turk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me tentativën për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), si dhe zhvillimet pas saj.

Në përgjigje të pyetjes “a ishte kjo periudha më kritike e presidencës suaj”, Erdogan theksoi se asnjë grusht shteti më parë nuk është realizuar në këtë mënyrë dhe s’ka asnjë shembull tjetër për grusht shteti, ku avionët luftarakë të kenë bërë bombardime.

“Ishte çasti më kritik i karrierës sime politike 40-vjeçare”, shtoi lideri turk.

Sa i përket komentit të gazetarit gjerman se “dukeni të përgatitur shumë mirë kundër kësaj tentative”, Erdogan tërhoqi vëmendjen fillimisht se përgatitjet për tentativën në fjalë kanë një të kaluar 30 apo 40-vjeçare, ndërsa pastaj vlerësoi se, rrjedhimisht, gjatë 14 viteve në pushtet, kanë bërë kujdes ndaj biografisë së njerëzve në polici dhe në sistemin gjyqësor.

“Padyshim që dhe shërbimet informative kanë bërë punën e tyre, por as pohimet nuk kanë munguar”, siguroi ai.

Duke shpjeguar se ndalimet dhe arrestimet e sotme kanë të bëjnë direkt me një tentativë për grusht shteti, Presidenti turk nënvizoi se është e pamundur që këto (ndalimet dhe arrestimet) të përkufizohen si të jashtëligjshme.

Veçanërisht shkarkimet në sektorin e arsimit, vijoi Erdogan, do të zëvendësohen me emërime të reja dhe nuk do të lejohet kurrsesi një vakum në këtë aspekt.

Erdogan vuri në pah se shteti ka shtypur puçin ushtarak duke shfaqur një refleks kundër një organizate terroriste.

“Ende nuk ka marrë fund plotësisht, prandaj s’duhet të vetëkënaqemi dhe as të përgjumemi”, shtoi ai.

Ne, sqaroi më tej lideri turk, kemi hetuar për vite të tëra në lidhje me organizatën terroriste guleniste/strukturën paralele në shtet (FETO/PDY) dhe kreun e saj, Fethullah Gulen; rrjedhimisht, kemi informacione mjaft të hollësishme dhe i njohim shumë mirë ata.

Madje, theksoi Erdogan, puçistët janë përpjekur gjatë natës së tentativës që të lidhin një bisedë telefonike ndërmjet këtij personi (Gulenit) dhe Shefi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar.

Kurse në përgjigje të pyetjes mbi kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen mbi Francën, ku gjendja e jashtëzakonshme është shpallur disa herë me nga 3 muaj.

“Ne është shpallën këtë gjendje përballë një sulmi terrorist ndaj shtetit dhe mund ta zgjasim nëse paraqitet nevoja”, u shpreh ai.

Më tej, Erdogan kritikoi autoritetet evropiane se kanë bërë vetëm disa hapa simbolike në lidhje me ndihmat, që do të bëjnë për refugjatët sirianë, duke e quajtur këtë një sjellje aspak të sinqertë.

“Ne vazhdojmë t’i qëndrojmë besnikë premtimit, që kemi bërë për refugjatët. Rreth 3 milionë njerëz janë tani mysafirë në vendin tonë. Çdo të bënte Perëndimi po t’i lejonim këta njerëz të shkonin ku të donin? Ku janë paratë, që janë kërkuar për refugjatët dhe që do të jepeshin për ta, jo për ne?”, pyeti kreu i shtetit turk.

Ai nënvizoi se një tjetër kapitull, që duhet të shqyrtohet patjetër, është edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Turqisë.

“U tha se edhe kjo çështje do të trajtohej në kuadër të Marrëveshjes së Ripranimit, por as ky premtim nuk është mbajtur”, saktësoi Presidenti.

I pyetur nga gazetari i kanalit “ARD” rreth pretendimeve se gjendja ekonomike në Turqi nuk është e mirë, Erdogan tha se përkundrazi, të dhënat ekonomike, rezervat e valutës, shifrat e eksportit dhe të ardhurat nga turizmi rezultojnë shumë herë më të mira sesa ato përpara tentativës së 15 korrikut për grusht shteti, madje shumë më pozitive sesa mjaft vende të BE-së.

Ndërsa në lidhje me pretendimin për ndarje dhe përçarje në shoqëri, Presidenti turk reagoi fuqishëm me këto fjalë:

“S’arrij ta kuptoj se ku bazoheni për ta thënë këtë gjë. Vallë a nuk e shikoni se i gjithë populli turk, me të tëra grupet etnike brenda tij, ka vërshuar në rrugë e sheshe për t’i dalë zot demokracisë dhe për të mbrojtur republikën? Media duhet të jetë e drejtë dhe e sinqertë!”

“Dua që ta dini se Turqia do të dalë më e fuqishme nga ky proces”, siguroi ndër të tjera lideri turk.

Ai gjithashtu shprehu keqardhje për sulmet e përgjakshme në disa qytete të Gjermanisë, por lëshoi kritikën se fjalët sulme terroriste dhe islam nuk duhet të vendosen pranë njëra-tjetrës.

Sa i përket pyetjes mbi kontributin e Turqisë në luftën kundër terrorizmit, Erdogan nënvizoi se vendi i tij është prej kohësh pjesë e kësaj lufte dhe madje një nga kontribuuesit më të mëdhenj.

“Unë jam mysliman dhe president i një vendi me shumicë dërrmuese myslimane. Jam lider i një vendi, që vuan prej 40 vitesh nga terrorizmi. Ne luftojmë kundër PKK-së, PYD-së dhe DAESH-it. Kur kam kërkuar ekstradimin e këtyre terroristëve (separatistë), Kancelarja Merkel ka thënë se ‘procesi gjyqësor po vijon’. Por, ç’është e vërteta, kundër terrorizmit nuk duhen bërë dallime gjuhësore, fetare apo racore”, përfundoi Presidenti Recep Tayyip Erdogan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit