26.6 C
Pristina
Monday, July 1, 2024

Erdogan paralajmëron tërheqjen nga politika

Më të lexuarat

Deklarata e presidentit turk mbi të ardhmen e tij

Një referencë të qartë për të ardhmen e tij bëri së fundi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se zgjedhjet lokale që do të mbahen pas pak ditësh, më 31 mars, do të jenë të fundit për të.

Këtë të premte ai deklaroi në një tubim: “Këto zgjedhje do të jenë të fundit për mua me autoritetin që më jep ligji”.

Ai shtoi gjithashtu se “rezultati do të jetë një transferim i besimit tek vëllezërit e mi që do të vijnë pas meje”.

Mandati i Erdoganit si president përfundon në vitin 2028, ndërsa zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor do të mbahen në vitin 2029.

Erdogan është në pushtet që në vitin 2002, duke e nxjerrë Turqinë nga periferia në qendër të zhvillimeve globale, si dhe duke i dhënë një tjetër dimension fuqie ekonomike, ushtarake e gjeopolitike.

Pyetja kryesore në këtë rast është se kush do e pasojë? Emri më afër tipologjisë dhe frymës së tij është ministri i Jashtëm aktual, Fidan Hakan. /tesheshi.com/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit