6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Erdogan paralajmëron “lajm të mirë” për botën

Më të lexuarat

Ç’pritet pas marrëveshjes së grurit në Stamboll?

Presidenti turk Erdogan paralajmëroi një një “lajm të mirë për botën” pak pasi Ukraina nënshkroi pjesën e saj të marrëveshjes së grurit me Turqinë dhe OKB-në.

“Së shpejti, me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në Stamboll, do të kapërcehen problemet për çështjen e grurit dhe do t’i japim një lajm të mirë botës”, tha Erdogan, në pritje që marrëveshja të firmoset dhe nga rusët.

Kujtojmë se Turqi dhe lideri i saj është një ndër aktorët kryesorë me rol përcaktues në luftën apo paqen e botës, pasi agresioni rus ndaj Ukrainës po zhbën rendin aktual botëror me tërmetet ekonomike dhe të sigurisë që po sjell.

Erdogan po përpiqet të ulë Putinin me Zelensky-n, për të ndërmjetësuar një paqe mes tyre. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit