-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan paralajmëroi Obaman në lidhje me armatosjen e kurdëve në Siri

Më të lexuarat

Erdogan: Nëse armatimi i dërguar për PYD kalon në duart e PKK atëherë do ti godasim

Presidenti Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Presidenti amerikan Barak Obama që në qoftë se armatimi i dërguar në kuadër të luftës kundër DAESH për grupet kurde në Siri, përdoret nga ana e PKK-së, atëherë do të goditet edhe YPG që është zgjatim i PKK-së në Siri.
Presidenti Erdogan dhe homologu i tij Barak Obama zhvilluan një takim në kuadër të samitit të G-20 që u mbajt fundjavën e kaluar në Turqi e që zgjati 70 minuta.
Sipas lajmeve të publikuara në shtypin turk, të dy liderët biseduan në lidhje me çështjen e armatimit të dërguar organizatës PYD që është zgjatim i PKK në Siri.
Erdogan paralajmëroi homologun e tij se armatimi i dërguar PYD në kuadër të luftës kundër DAESH do të mund të kalojnë në duart e organizatës terroriste PKK nëpërmjet YPG që është krahu ushtarak i PYD.
Duke i thënë Obamas se “PYD është zgjatimi i PKK në Siri dhe nëse furnizohen me armatim atëherë kjo punë nuk do të ecë”, Presidenti Erdogan e paralajmëroi homologun e tij që në rast se ky armatim kalon në duart e PKK atëherë YPG do të bëhet objektivi legjitim për ata, ndërsa dha mesazhin se do ti “godasin”.
Ndërkaq Obama tha se “Jemi të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e juaj. Ne jemi duke bërë çdo gjë që është e mundur që këto armë të mos kalojnë në duart e PKK”.
Ndërsa çështja tjetër mbi të cilën qëndroi Presidenti Erdogan ishte përpjekja e PYD për të kaluar në perëndim të lumit Eufrat dhe iniciativa për bashkimin e kantoneve në veri të Sirisë.
Erdogan dha mesazhin se PYD nuk duhet të krijoj një situatë “de facto” në veri të Sirisë.
Të dy liderët ranë dakord për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Sirisë dhe se Esadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit