19.9 C
Pristina
Monday, July 8, 2024

Erdogan: “Pa mëshirë” ndaj rritësve të çmimeve

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se do të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të zgjidhur sa më shpejt problemin e inflacionit në vend.

“Ne nuk do të kemi mëshirë për ata që ulin fuqinë blerëse të qytetarëve tanë me rritje të tepruar të çmimeve që nuk bazohen në arsye ekonomike,” tha Erdogan.

Ai theksoi se autoritetet turke do të bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të zgjidhur sa më shpejt problemin e inflacionit.

“Ne do të eliminojmë problemet e inflacionit sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Erdogan, duke shtuar:

 “Ne do t’i demaskojmë ata që po përpiqen t’ia dorëzojnë vendin zotërinjve të politikës dhe parave globale, me të cilët kemi luftuar për kaq shumë vite për të shpëtuar vendin nga hilet dhe abuzimet e tyre.”

Ai theksoi se disa duan të shkaktojnë revoltë në vend duke shkaktuar vështirësi ekonomike.

“Disa duan të prishin ekonominë duke nxitur rebelim, por ne e kemi çuar vendin tonë në këtë nivel sot duke luftuar kundër atij mentaliteti themelor”, theksoi presidenti turk Erdogan, duke shtuar:

“Ne do të ekspozojmë tradhtitë e atyre që duan ta sjellin Turqinë në një klimë trazirash dhe shpërbërjeje, pasi i kemi parë qëllimet e tyre në shumë sfera të jetës së fundmi.”

Ai kujtoi se Turqia ka bërë përparim të madh në dy dekadat e fundit në shumë fusha.

 “Ne e kemi rritur mirëqenien e qytetarëve tanë në nivelin më të lartë në historinë e Republikës së Turqisë”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit