2.6 C
Pristina
Sunday, November 10, 2024

Erdoğan: Pa anëtarësimin e Turqisë, BE nuk është projekt i plotë

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan me rastin e Ditës së Evropës – 9 Maji deklaroi se Bashkimi Evropian nuk është projekt i plotë pa Turqinë si anëtare të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të bërë nga Presidenca e Turqisë njoftohet se presidenti Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin e “Ditës së Evropës”.

Duke bërë të ditur se ideja e integrimit evropian pas luftërave dhe konflikteve që kanë zgjatur për vite me radhë ka qenë hapi i parë në arritjen e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në Evropë, Erdoğan tha se “Procesi i integrimit që nisi me bashkëpunimin ekonomik, me kalimin e kohës duke rritur përputhshmërinë në çdo fushë, e ka bërë BE-në në një model të integrimit politik. Por, lënia pezull e procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE e cila është një vend i Evropës tregon se nuk ka mundur të plotësohet integrimi i Evropës”.

“Projekti i një Bashkimi Evropian pa praninë e Turqisë si një anëtare e plotë është i papërfunduar. E ardhmja e Bashkimit dhe vlerat universale mbi të cilat BE pretendon se është ndërtuar, siç janë të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, demokracia, barazia dhe drejtësia, po përballet me sfida serioze në botën e sotme ku pasiguritë globale rriten çdo ditë”, tha presidenti Erdoğan.

Sipas tij, “Kërcënimi më i madh për të ardhmen e Evropës vjen sërish nga vetë brenda saj. Përhapja e rrymave të tilla si diskriminimi, racizmi, urrejtja kundër të huajve dhe islamofobia mbajnë peng jetën socio-politike të Evropës”.

– “Vendi ynë ruan ende angazhimin për procesin e anëtarësimit”

Në vijim Erdoğan ka theksuar se shumë politikanë evropianë heshtin dhe nuk reagojnë kundër këtyre rrymave që përbëjnë kërcënim për të ardhmen e përbashkët të Evropës.

“Do të thotë errësirë edhe e ardhmja e një Evrope ku pothuasje çdo ditë digjet një vend adhurimi, ku sulmohen bizneset e muslimanëve, ku njerëzit përballen me sulme verbale dhe fizike për shkak të gjuhës, fesë dhe ngjyrës së ndryshme që kanë ato. Anëtarësimi i plotë i Turqisë krahas kontributeve ekonomike, politke dhe sociale do të ofrojë mundësinë më të madhe për të cilën BE-ja ka nevojë në këtë luftë përballë këtyre kërcënimeve”, potencoi Erdoğan.

“Vendi ynë ruan ende angazhimin e tij ndaj procesit të anëtarësimit të cilin e sheh si një qëllim strategjik, pavarësisht nga sabotimi i shkaktuar nga ambiciet e disa shteteve anëtare. Turqia, në përputhje me interesat e përbashkëta dëshiron të vazhdojë mekanizmat e bashkëpunimit aktual që ka me BE-në në shumë fusha”, nënvizoi Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit