2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Erdogan numron gabimet e Amerikës

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shfaqi shpresën se SHBA-ja do të tërheqë vendimin për të armatosur forcat kurde që luftojnë grupin militant “Shteti Islamik” në Siri.
“Shpresoj shumë se ky gabim do të tërhiqet menjëherë”, deklaroi Erdogan në një konferencë për media.

Erdogan tha se dëshiron të besojë se aleatët e Turqisë anohen kah Ankaraja dhe jo kah “organizatat terroriste”.

Ai u zotua se do t’i ngrejë “shqetësimet e Turqisë për këtë çështje” në takim me presidentin amerikan, Donald Trump, më 16 maj në Uashington.

Komentet u bënë pasi Pentagoni tha se presidenti Trump ka dhënë autorizimin e tij për të armatosur grupin kurd “Njësia për Mbrojtjen e Popullit”, i cili lufton militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Turqia e konsideron Njësinë për Mbrojtjen e Popullit grup terrorist, që, siç thotë, ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Kjo e fundit, me dekada të tëra, ka luftuar kundër forcave turke për autonomi më të madhe të kurdëve brenda Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit