3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Erdogan: Nuk lejojmë që askush të tallet me bujarinë tonë

Më të lexuarat

Presidenti Erdogan në lidhje me ndihmat e BE-së për refugjatët tha se “Ata ende thonë përgatisni projektet që të ju dërgojmë paratë”.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me ndihmat që do të jepen për refugjatët sirianë nga ana e Bashkimit Evropian tha se “Ata ende thonë përgatisni projektet që të ju dërgojmë paratë. Kjo nënkupton tallje me bujarinë e këtij populli. Ne nuk lejojmë që ju të talleni me bujarinë tonë”.

Presidenti Erdogan mori pjesë në ceremoninë e 72-të të ndarjes së Certifikatave dhe Plaketave të Nderit për Shërbim në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit të Odave dhe Bursave të Turqisë (TOBB) të organizuar në Kullat Binjake në Ankara.

Në fjalimin e tij të mbajtur këtu Presidenti Erdogan tha se aktualisht në fushën e ekonomisë nuk ballafaqohen me ndonjë krizë, por bëri të ditur se nuk duhet të kaplohemi nga botëkuptimi i të qenit të mjaftuar me gjendjen aktuale dhe se duhet ti hapet rruga ndërmarrësve në sektorët bankar dhe financiar.

Duke tërhequr vëmendjen se Turqia ka ofruar çdo lloj ndihme për refugjatët, Presidenti Erdogan tha se aktualisht në Turqi janë ngritur 25 kampe dhe se ky popull është duke u kujdesur për 3 milionë refugjatë, ndërsa Bashkimi Evropian krahas premtimit për të dhënë 3 miliardë ndihma është duke zbatuar taktika të vonimit.

Presidenti Erdogan tha se për liberalizimin e vizave BE-ja parashtroi kushte, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Na thonë se duhet të ndryshojmë ligjin për luftën kundër terrorit. Ata të cilët na japin këtë mendje, pse lejojnë që terroristët të ngrenë çadra para Parlamentit Evropian? Fillimisht le të përgjigjen në këtë pyetje. Nëse presin nga Turqia një ligj me të cilin do të lejojnë që në kryeqytet të ngritën çadrat për terroristët kamikazë, që terroristët të respektohen dhe nëse presin të bëhen dallime mes organizatave terroriste, atëherë mos të presin një gjë të tillë nga ne. Turqia nuk mirëpret terrorin dhe terroristët si ata”.

Duke e rikujtuar se me BE-në kanë bërë një marrëveshje për liberalizimin e vizave, Presidenti Erdogan vijoi kështu: “Uroj që të mbajnë fjalën e dhënë më parë dhe që kjo punë të mbarojë deri në tetor. Nëse e kryejnë që tani do të bëhet më mirë. Ne rrugëtimin tonë deri më sot nuk e vazhduam me viza dhe do ta vazhdojmë në mënyrë të njëjtë. Nuk ka nevojë për ta ekzagjeruar shumë. Të gjitha këto kanë rrugëdalje, ne do të qëndrojmë kryelartë, nuk do të përulemi”.

Presidenti Erdogan bëri të ditur se punimet për hartimin e kushtetutës së re janë në vazhdim ndërsa shtoi se “Duhet të shkojmë në rrugën për të shumëfishuar produktivitetin tonë duke përgatitur program të përshtatshëm për pajisjet e fuqishme që kemi. Kushtetutës së re dhe sistemit presidencial duhet ti qasemi me një botëkuptim të tillë. Askush nuk ka të drejtë të bëjë Turqinë një vend si luani i dënuar me dijet vegjetarianë”.

Ndërkaq në lidhje me luftën kundër terrorit Erdogan tha se “Ne sakrifikojmë shumë për këto territore, ata të cilët premtojnë ndarjen, le të urdhërojnë e le të shkojnë ku të duan”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit