13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdoğan: Nuk e njohim vendimin e APKE-së

Më të lexuarat

“Ky vendim i marrë aktualisht kundër Turqisë është plotësisht politik. Ne nuk e njohim një vendim të tillë. Vendime të tilla le të marrin sa të dëshirojnë.”

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me vendimin e marrë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) për vendosjen e Turqisë në procesin e monitorimit, ka vlerësuar se “Ky vendim i marrë aktualisht kundër Turqisë është plotësisht politik. Ne nuk e njohim një vendim të tillë. Vendime të tilla le të marrin sa të dëshirojnë. Nuk i kushtojmë edhe aq shumë rëndësi. Është marrë një vendim dhe asgjë më tepër”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan në një intervistë për Reuters ka vlerësuar dhe i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me zhvillimet e fundit.

Në lidhje me vendimin e APKE-së për “monitorim politik”, Erdoğan ka rikujtuar se ditën e diel në Francë janë mbajtur zgjedhje presidenciale dhe ka vënë në dukje se këto votime janë kryer në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Pasi ka shtruar pyetjen se përse zbatueshmëria e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdon që prej 1.5 viti në Francë, Erdoğan është shprehur se “Kjo vetëm kundër një organizate terroriste që ishte një ngjarje ku u vranë vetëm 15-20 persona dhe pas kësaj ka nisur gjendja e jashtëzakonshme për një kohë të gjatë. Ditën e diel në Francë janë mbajtur zgjedhje presidenciale, votime këto që janë kryer në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjithashtu edhe votimi që do të mbahet pas 15 ditësh do të kryhet sërish në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. A vjen për Francën një kusht apo një zbatueshmëri e tillë? Kurrë nuk është bërë një gjë e tillë. Ndërsa në Turqi ndodhi një tentativë për grushti shteti për të rrëzuar qeverinë. Turqia zbaton gjendjen e jashtëzakonshme kundër tentativës për grusht shteti, po pastrojmë anëtarët e FETO-s brenda radhëve të forcave të armatosura, po pastrojmë anëtarët e FETO-s brenda radhëve të forcave të policisë dhe në të njëjtën kohë po pastrojmë anëtarët e kësaj organizate terroriste të infiltruar brenda institucioneve shtetërore. Jemi të detyruar të bëjmë këto pastrime.”

Ndër të tjera duke vënë në dukje se në procesin e bashkimit të Gjermanisë Lindore me Gjermaninë Perëndimore janë pastruar nga shteti më shumë se 500 mijë njerëz, Erdoğan, tha se “A ka mundur të flasë njeri për këtë? Jo nuk ka folur askush. Ky vendim i marrë aktualisht kundër Turqisë është plotësisht politik. Ne nuk e njohim një vendim të tillë. Vendime të tilla le të marrin sa të dëshirojnë. Nuk i kushtojmë edhe aq shumë rëndësi. Është marrë një vendim dhe asgjë më tepër.”

Duke i bërë thirrje botës Erdoğan, ka vlerësuar se “Kjo është e vërteta. Në një situatë ku e vërteta është e tillë ne iu bëjmë thirrje njerëzve që fillimisht në ndërgjegje të qëndrojnë larg qasjeve politike dhe kryesisht të dëgjojnë zërin e ndërgjegjes. I përmbahen apo jo kjo nuk është aspak e rëndësishme sepse ne me të njëjtin sinqeritet do të vazhdojmë luftën tonë në pikën e të drejtës dhe lirive. Gjithashtu kurrë nuk do të bëjmë tolerime në luftën tonë kundër të gjithë organizatave terroriste, kryesisht kundër PKK-së, FETOS- dhe DEASH-it. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë në mënyrë të vendosur.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit