1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdoğan: Nuk do të lejojmë të harrohet 15 korriku

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin para mbledhjes së përgjithshme të AK Partisë në Ankara, porositi se nuk do të lejojë që tentativa për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar të kalojë në harresë, as fajtorët të kalojnë pa u ndëshkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sigurisht se nuk do të lejojmë që tentativa për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 të harrohet, as që do të lejojmë që të harrohet. Nuk do të lejojmë që tradhtia të futet nën qilim, as të pengohet thirrja e përgjegjësisë së tradhtarëve të cilët kryen këtë poshtërsi”, theksoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke rikujtuar tentimin e grusht shtetit të vitit të kaluar në vendin e tij.

Erdoğan po ashtu rikujtoi edhe rëndësinë e atyre që atë natë u ngritën në mbrojtje të shtetit dhe në këtë rrugë dhanë jetën.

“Nuk do të harrojmë përgjegjësinë ndaj miliona njerëzve që atë natë me çmim të jetës dolën në rrugë dhe sheshe. Nuk do të harrojmë përgjegjësinë ndaj dëshmorëve dhe veteranëve”, theksoi presidenti turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit