Denoncimi i fortë i presidentit turk në New York
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi praninë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), duke e konsideruar të turpshme, raporton Anadolu.
“Është vërtet e turpshme që një kriminel (Netanyahu), i cili kreu gjenocid në Palestinë, mund të zërë vendin e tij nën çatinë e OKB-së. Kjo është një tradhti e kujtimit të foshnjave, fëmijëve, nënave, baballarëve, zyrtarëve të OKB-së, gazetarëve dhe shumë të tjerëve që u vranë brutalisht”, u tha Erdogan gazetarëve në Shtëpinë Turke në New York.
“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ose do ta trajtojë atë si vrasës, ashtu siç e meriton, ose kjo situatë e turpshme do të mbetet si një pikë e zezë në historinë e OKB-së,” tha Erdogan, duke shtuar: “Hitleri kishte një ëndërr dhe i dha njerëzimit një makth. Hitleri i sotëm Netanyahu herët a vonë do ta kuptojë se kjo është një ëndërr dhe do të përballet me realitetin.”
Ai tha se OKB-ja është në një pozitë ku nuk është në gjendje të përmbushë misionin e saj për parandalimin e luftërave, e paaftë për të mbrojtur as zyrtarët e saj dhe e paaftë për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për vrasjen e tyre. /tesheshi.com/