13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Erdogan, një thirrje muslimanëve

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan theksoi rëndësinë e unitetit dhe pozitivitetit mes myslimanëve gjatë një konference në Shtetet e Bashkuara.

Muslimanët do të arrijnë paqen dhe harmoninë përfundimtare nëse mund të arrijnë unitet dhe solidaritet mes tyre, të përballur me islamofobinë në rritje, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Daily Sabah, Erdogan foli në një lidhjeje video në një konventë të Shoqërisë Myslimane Amerikane (MAS) dhe Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut (ICNA) në Çikago, duke i mëshuar fort rëndësisë së unitetit dhe pozitivitetit mes muslimanëve.

“Ne duhet të forcojmë solidaritetin tonë përballë urrejtjes anti-muslimane, ksenofobisë dhe racizmit kulturor që u intensifikua gjatë pandemisë”, tha lideri turk, duke shtuar se muslimanët duhet të bashkohen dhe të lënë mënjanë dallimet kulturore dhe etnike.

Ai vazhdoi duke thënë se në vend që të rrinë mënjanë, muslimanët duhet të përpiqen të luajnë rolet e merituara në shoqërinë në të cilën jetojnë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit