1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdoğan: Një konflikt i kryer me të gjitha llojet e metodave të turpshme nuk është luftë, por masakër

Më të lexuarat

Erdoğan tha se Türkiye nuk arsyeton asnjë veprim kundër civilëve apo ndonjë sulm që synon vendbanimet civile

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se sulmet e fundit “jo-proporcionale dhe të pabaza” të Izraelit ndaj Gazës mund ta çojnë atë në një diskreditim ndërkombëtar, raporton Anadolu.

“Sulmet jo-proporcionale dhe të paskrupullta ndaj Gazës mund ta sjellin Izraelin në një pozitë të papritur dhe të padëshiruar në sytë e opinionit publik botëror”, tha presidenti Erdoğan në takimin e grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara.

“Bombardimi i vendbanimeve civile, vrasja e qëllimshme e civilëve, bllokimi i automjeteve që sjellin ndihma humanitare në rajon dhe përpjekja për t’i paraqitur të gjitha këto si aftësi, mund të jetë vetëm një refleks i një organizate (terroriste), jo i një shteti”, tha ai, duke shtuar: “Izraeli nuk duhet të harrojë se nëse vepron si një organizatë, jo si një shtet, ai përfundimisht do të shihet si një e tillë”.

Në lidhje me konfliktin e fundit izraelito-palestinez që shpërtheu në fund të javës së kaluar, Erdoğan tha se Türkiye nuk arsyeton asnjë veprim kundër civilëve apo ndonjë sulm që synon vendbanimet civile.

“Një konflikt i kryer me të gjitha llojet e metodave të turpshme nuk është luftë, por masakër”, theksoi presidenti.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite kanë nisur një fushatë të fuqishme ushtarake kundër Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i befasishëm i shumëanshëm duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhuna në rritje e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Gazës. Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një bllokadë të rreptë që nga viti 2007.

Presidenti Erdoğan tha se gjithkush duhet të qëndrojë larg vendimeve impulsive që synojnë të ndëshkojnë popullin palestinez, siç është ndërprerja e ndihmës humanitare.

Ai u shpreh se Türkiye asnjëherë nuk dëshiron që Izraeli, Palestina ose rajoni të zhyten në një rreth vicioz, duke theksuar:

“Türkiye është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet, duke përfshirë ndërmjetësim dhe gjykim të drejtë, për të nxjerrë rajonin nga kjo vorbull”.

Presidenti turk gjithashtu tha se vendi i tij kundërshton vrasjen e civilëve në territorin izraelit, duke shtuar se Ankaraja asnjëherë nuk pranon “masakrën pa bërë dallim” të të pafajshmëve në Gaza.

Ai shtoi se Türkiye nuk dëshiron të vdesin më shumë fëmijë, civilë ose të pafajshëm, “nuk dëshiron gjakderdhje në Gaza, Izrael, Siri apo Ukrainë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit