0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Erdogan: Nëse sot nuk e mbrojmë Aksanë, nesër nuk do të jemi në gjendje ta mbrojmë Qaben!

Më të lexuarat

Kryetari i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan porositi se “plani paqësor” i Trumpit nuk paraqet asgjë tjetër por aneksim të territorit të okupuar Palestinez.

Erdogani në takimin me përfaqësuesit e Partisë për prosperitet dhe zhvillim (AK Parti), veç tjerash kujtuan edhe çështjet aktuale.
Tema kryesore e paraqitjes së Erdoganit ishte plani i ashtuquajtur paqësor të cilin kohën e fundit e paraqiti Donald Trump, që paraqitet si “marrëveshja e shekullit”.
Erdogani tha që lejimi i Kudsit (Jerusalemit) në kthetrat e përgjakshme të Izraelit do të ishte krimi më i madhe kundër gjinisë njerëzore. Gjithashtu theksoi se plani i Trumpit e ka për qëllim aneksimin e territorit Palestinez.
“Në asnjë mënyrë nuk e pranojmë një plan i cili në esencë e shkatërron Palestinën dhe e uzurpon Jerusalemin,” – tha Erdogani, duke shtuar: Si mijëra vjet me radhë, Jerusalemi akoma është çelësi i paqes në botë. Rënia e Jerusalemit do të thotë rënia e botës”.
Kryetari turk theksoi që Jerusalemi e paraqet vijën e kuqe.

Erdogani tha: Nëse sot nuk e mbrojmë Aksanë, nesër nuk do të jemi në gjendje ta mbrojmë Qaben! Për këtë shkak Jerusalemi paraqet vijën e kuqe. Gjithashtu potencoi se edhe të krishterët duhet ta kundërshtojnë këtë plan.
Veç tjerash vështruan edhe ndodhitë në Siri, dhe potencoi se janë gjithaq të rëndësishme sikur edhe ndodhitë brenda shtetit Turk. “Nuk do të qëndrojmë si vëzhgues të ndodhive në Idlib dhe në regjionet e tjera të Sirisë. Ajo që me sinqeritet e dëshirojmë është stabiliteti i Sirisë”, theksoi Erdogani.
Ndërsa duke shtjelluar çështjen e Libisë, dërgoi kritika të ashpra në llogari të atyre që nga të gjitha anët e botës dërgojnë ushtarë të paguar në radhët e gjeneralit puçist dhe e kritikojnë Turqinë.
“Përpos qeverisë dhe popullit legjitim të Libisë, të gjithë që i përkrahin puçistët para së gjithash janë tradhtarë të demokracisë”, theksoi Erdogani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit