3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Erdogan: Nëse pasoja është vdekja, kjo është krim pavarësisht armës që përdoret

Më të lexuarat

Kreu i shtetit turk mori pjesë të hënën në Samitin Botëror të Pakicave Myslimane, organizuar në Stamboll, ku deklaroi se në rast se pasoja është vdekja, kjo është krim pavarësisht armës që përdoret…

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se në rast se pasoja është vdekja, kjo është krim pavarësisht armës që përdoret.

Kreu i shtetit turk mori pjesë në Samitin Botëror të Pakicave Myslimane, organizuar në Stamboll.

Në fjalën e rastit, ai u ndal mbi problemet në Siri.

“Si myslimanë, ne s’po i zgjidhim vetë konfliktet mes nesh. Këto po i zgjidhin ata që nuk i përkasin Islamit. Dhe kur kjo mbetet në duart e tyre, fillon rrebeshi i bombave fuçi. Emri i tyre hera-herës është armë kimike, hera-herës armë konvencionale”, u shpreh Erdogan.

Më pas, lideri turk foli për armët kimike që janë përdorur në zonat siriane të Gutës Lindore dhe Dumës.

“Në të kaluarën qenka bërë marrëveshje, institucionet ndërkombëtare duhet të marrkan qëndrim kundër armëve kimike. Në rast se pasoja është vdekja, kjo është krim pavarësisht armës që përdoret. Nëse nga armët kimike kanë vdekur 1.000 veta, nga armët konvencionale kanë vdekur qindra-mijëra njerëz. Për këtë nuk flasin aspak”, tha ai.

“Përveçse na dëmtojnë neve, aktet terroriste të kopeve kriminele u japin rretheve islamofobe edhe shansin që presin me padurim. Në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Francë vazhdojnë sulmet kundër myslimanëve. Gratë myslimane dhunohen vetëm pse mbajnë shami koke, Franca është shembulli më i rëndësishëm”, shtoi kreu i shtetit turk.

Erdogan theksoi më tej se në fenë islame nuk ka dallime.

“Vëllezërit tanë po masakrohen, dëbohen nga shtëpitë dhe atdheu i tyre vetëm sepse janë myslimanë”, tha ai duke dhënë shembullin e myslimanëve të Arakanit.

“Misioni që rëndon mbi supet tona si myslimanë është i qartë. Ne s’mund të gjunjëzohemi kurrë përballë sulmeve, s’mund të tërhiqemi kurrë në bërthamën tonë”, siguroi Presidenti Erdogan duke nënvizuar se të gjithë myslimanët kanë përgjegjësi në këtë aspekt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit