3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Erdogan: Nëse bashkojmë vendet muslimane, do ti zgjidhim të gjitha problemet tona pa ndihmën e të tjerëve

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Si një vend i cili ka marrë parasysh çdo rrezik për të shuar zjarrin e ndezur në rajon dhe i cili strehon në territorin e tij 3 milionë refugjatë të ardhur nga Siria dhe Iraku, jemi të gatshëm të marrim më shumë përgjegjësi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në Konferencën e 6-të të ministrave për rolin e grave në zhvillimin e vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) ka vënë në dukje rëndësinë se si organizatë duhet paraqitur një punë miqësore dhe të qëndrueshme për të ofruar zgjidhje në çështjet e muslimanëve në botë.

Sigurisht dihet që një mision i tillë vështirëson mundësitë dhe kapacitetin aktual të organizatës ka thënë Erdoğan duke rikujtuar se OBI deri dje përmendej si “Konferenca Islamike”.

Ndër të tjera pasi ka vënë theksin se popujt përbëhen nga familjet, dhe familjet nga një grua dhe një burrë ku nga aty shumohen brezat, Erdoğan tha se për këtë ka nevojë për familje dhe popuj të fuqishëm.

Duke shprehur se nuk mund të formojmë një popull të fortë me qasjen dhe mentalitetin se “gratë duhet të mbahen larg, dijes, shkencës, jashtë jetës politike, jashtë jetës sociale dhe të qëndrojnë vetëm në shtëpi”, Erdoğan theksoi se për këtë arsye nuk kemi të drejtë të shprehemi se ‘pse perëndimi është kaq përpara‘”.

Refugjatët e ardhur nga Siria dhe Iraku

Ndër të tjera pasi ka theksuar se duhet të vlerësohet shumë mirë kjo tablo, duhet të punohet shumë mbi nevojat që nevojiten presidenti Erdoğan tha se “Gjatë presidencës sonë bashkë me Sekretarin e ri do të vazhdojmë përpjekjet për të bërë hapa në këto çështje që do të gjallërojnë shpresat në zemra dhe që do të ofrojnë gëzim në fytyrat e muslimanëve. Si një vend i cili ka marrë parasysh çdo rrezik për të shuar zjarrin e ndezur në rajon dhe i cili strehon në territorin e tij 3 milionë refugjatë të ardhur nga Siria dhe Iraku, jemi të gatshëm të marrim më shumë përgjegjësi”.

Erdoğan shtoi se janë bërë përgatitjet pavarësisht se janë të panjohura se çfarë mund të ndodhë me zhvillimet aktuale në Irak, Mosul, Kerkuk, Telafer dhe krahas këtyre në Sinjar.

“Por, dikush vjen dhe na jep mend ku na thonë se ‘mos u merrni kaq shumë me Irakun, mos u merrni me Sirinë‘. Por çfar do të bëjmë?. Na thonë të qëndrojmë larg. Shikoni nga tribuna. Por, në të vërtetë jemi ne ato që kemi një vijë kufitare 950 kilometra me Sirinë dhe 350 kilometra me Irakun. Kur hidhen bombat ato bien edhe mbi ne, e si mund të qëndrojmë indiferent ndaj kësaj? Ku së fundmi pasi i vendosën bombë në trup një të riu e shpërthyen në një ceremoni martesore në qytetin Gaziantep ku si pasojë humbën jetën 56 persona dhe u plagosën afërsisht 100 të tjerë. Në këtë pikë ka marrë fund edhe durimi ynë dhe vendosëm që të veprojmë bashkë me Ushtrinë e Lirë Siriane duke hyrë në Jarabulus i cili ishte i pushtuar nga DEASH-i. Pasi e zbrapsëm DEASH-in nga aty ndjekja jonë vazhdoi më pas drejt jugut e më pas në rajone tjera me objektivin për të arritur deri në El Bab. Sepse ne atje dëshirojmë të formojmë një zonë të pastruar nga terroristët. Dhe, këtë ne e kemi thënë gjithmonë që prej disa vitesh që ‘Ejani të pastrojmë një zonë këtu nga terrorizmi. Ta shpallim të tillë dhe këtu të banojnë vetëm banorët e rajonit”, tha presidenti i Turqisë.

“Përballë Turqisë, pra në rajonin mes Sirisë dhe Turqisë dëshirojnë të formojmë një shtet të ri të terrorizmit. Por, Turqia nuk do të lejojë formimin e një shteti të tillë”, deklaroi Erdoğan duke vënë theksin se “Ne kemi bërë hapin tonë në lidhje me këtë”.

“Lidhja Arabe duhet të qëndrojë e fortë”

Më tej Erdoğan tha se Turqia strehon 2 milionë e 700 mijë sirianë. Sipas tij, shpenzimet e deritanishme, pëfshirë qytetin me çadra dhe kontejnerë janë të gjitha me faturë të cilat kanë arritur 14 miliardë dollarë.

“Këtu nuk përfshihen ndihmat e organizatave humanitare të cilat edhe ato janë po në këtë vlerë. Evropa na ka premtuar për ndihmën me 3 miliardë dollarë por deri tani vetëm 200-250 milionë euro i ka drëguar. Pse? Sepse nuk janë të sinqertë dhe të drejtë. Ndërsa ka nga ata që mendojnë se këto para do të hyjnë në buxhetin e Turqisë. Nuk ka një gjë të tillë. Në çdo takim ndërkombëtar unë e shpreh dhe do të vazhdoj ta shpreh këtë pse? Sepse fatkeqësisht nuk zgjohen ato që duhet të zgjohen. Ne dëshirojmë që të shohim edhe mbështetjen e vendeve të tjera anëtare të organizatës në të gjithë këtë përpjekjen tonë. OBI duhet të qëndrojë e fortë së pari në këtë çështje. Është Liga Arabe. Duhet të qëndrojë e fortë. Pse nuk qëndrojnë të tillë? Mbrojtja e Asadit i cili ka vrarë 600 mijë muslimanë a mund të jetë një qasje e një muslimani të sinqertë? U drejtohem motrave muslimane sepse ndjenjat tuaja në këtë pikë janë më të ndjeshme. Nuk është e prej lavdisë së një muslimani të mbrojë Asadin që ka vrarë mbi 600 mijë muslimanë. Pra si vende islame por të bashkohemi ne mund ti zgjidhim vetëm problemet në rajonin tonë pa patur nevojën e asnjë force tjetër. Unë them edhe njëherë në praninë tuaj se ne nuk do të kursehemi nga asnjë sakrificë në këtë çështje”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit