-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Erdogan: Ne nuk jemi magazina e refugjatëve në Evropë

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Turqia nuk ka asnjë detyrë, përgjegjësi apo detyrim të jetë magazina e refugjatëve në Evropë”, u shpreh Erdogan.

Në lidhje me zhvillimet në Afganistan, ku kryeqyteti Kabul u mor nën kontroll nga talibanët ditën e diel, Erdogan tha: “Nëse është e nevojshme, ne do të takohemi edhe me qeverinë që do të formohet nga talibanët dhe do të diskutojmë agjendat tona të përbashkëta.”

Kurse për afganët që po përpiqen të arratisen nga talibanët dhe kërkojnë strehim në vende të tjera, kreu i qeverisë turke tha: “Turqia nuk ka asnjë detyrë, përgjegjësi apo detyrim të jetë magazina e refugjatëve në Evropë.”

“Turqia, natyrisht, nuk është një vend pa zot ku çdokush mund të hyjë dhe të dalë ashtu siç dëshiron dhe të lëvizë si të dojë,” paralajmëroi ai.

Erdogan deklaroi se ata kurrë nuk do t’i lejojnë ata që nuk respektojnë ligjet, rregullat dhe rendin e Turqisë të shfaqin qëndrime që do të shkaktojnë kaos.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se prania ushtarake e Turqisë në Afganistan do të forcojë dorën dhe do të lehtësojë punën edhe të administratës së re në arenën ndërkombëtare.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit