2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdoğan në New York: Qendra Turkevi, reflektim i Turqisë në skenën botërore

Më të lexuarat

Duke e quajtur një “kënaqësi të madhe” pjesëmarrjen në inaugurimin e Qendrës Turkevi, Guterres lavdëroi “rekordin e pashoq” të Turqisë në strehimin dhe ndihmën e refugjatëve

Duke e quajtur “një kryevepër”, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, zyrtarisht ka inauguruar Qendrës Turkevi apo Shtëpinë Turke në New York, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e inaugurimit, presidenti Erdoğan tha se Qendra Turkevi do të mbetet si një reflektim i Turqisë në skenën botërore përpara 100-vjetorit të Republikës Turke në vitin 2023.

“Ne jemi krenarë për qendrën e re”, tha presidenti turk.

Ndër mysafirët e shquar, që morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në ‘821 1st Avenue’ në rrethin Manhattan pranë selisë së Kombeve të Bashkuara (OKB), ishte edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Duke e quajtur një “kënaqësi të madhe” pjesëmarrjen në inaugurimin e Qendrës Turkevi, Guterres lavdëroi “rekordin e pashoq” të Turqisë në strehimin dhe ndihmën e refugjatëve.

“Jam personalisht i njohur me bujarinë e madhe të Turqisë dhe komuniteteve pritëse turke ndaj refugjatëve”, tha Guterres, duke shprehur “vlerësimin e sinqertë për mbështetjen ndaj njerëzve që kanë nevojë për mbrojtje”.

Në rrokaqiellin historik 36-katësh ndodhet misioni i përhershëm i Turqisë në OKB, si dhe Konsullata e Përgjithshme Turke.

Ndërtesa, e cila përmban motive arkitekturore tradicionale turke, veçanërisht nga Perandoria Selxhuke, është e ngritur në formën e një tulipani dhe mund të shihet nga qendra e qytetit Manhattan, Lumi Lindor dhe nga ishulli Long Island.

Ndërtesa u projektua si një rrokaqiell simbolik që do të shtohet në horizontin e qytetit New York dhe do të pasqyrojë kulturën, historinë dhe diversitetin turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit