Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi së për Turqinë është e gabuar secila krizë mes vëllezërve të saj të Gjirit, pavarësisht për natyrën e problemit, dhe se është shumë i pikëlluar për situatën aktuale në atë rajon.
Presidenti Erdoğan udhëtoi sot në mëngjes për vizitë në Arabinë Saudite, ndërsa para nisjes nga aeroporti i Stambollit “Ataturk” iu drejtua gazetarëve dhe tha se do të vizitojë Kuvajtin dhe Katarin ku tema kryesore e bisedimeve të tij me liderët e tre vendeve të Gjirit do të jetë kriza në marrëdhëniet mes Katarit dhe vendet tjera në atë rajon.
“Ne, muslimanët sot jemi duke kaluar në një periudhë në të cilën si kurrë më parë, duhet të mbështetesim në njëri-tjetrin dhe të bashkojmë rradhët tona. Ne të gjithë jemi duke parë problemet dhe vuajtjet e popullit në Siri, Irak, Libi, Palestinë … Për fat të keq, këtyre problemeve për çdo ditë u shtohen edhe tjera. Një shembull është edhe ajo që po ndodhë në Al-Aksa para syve të botës. Kjo është e dhimbshme pë botën islame sepse Mesxhidul Harem nuk është vetëm palestinez, por krenaria dhe shenjtëria e 1.7 miliard muslimanëve në botë. Ne si shtet fuqishëm kemi treguar qëndrimin tonë dhe kemi reaguar ndaj kësaj”, tha Erdoğan.
Ai u përqendrua edhe në krizën në Jerusalem lidhur me kufizimin të cilin autoritetet e Izraelit kanë vendosur ndaj muslimanëve. Ai tha se autoritetet e Izraelit doemos duhet të ndalen me hapat që nxisin tensione dhe destabilizojnë rajonin.
“Ne, muslimanët, jemi pjesë e civilizimit që me shekuj ka kultivuar dhe mbrojtur bashkëjetesën me të gjitha religjionet në paqe. Shkelja e të drejtave të muslimanëve nuk mund të jetë arsyetim për shkeljen e të drejtave të tjerëve. Në civilizimin tonë nuk ka vend që pjesëtarëve të religjioneve tjera t’u shkurtohen liritë dhe të drejtat”, porositi Erdoğan.
Duke rikujtuar se dje mbi krizën në Jerusalem me telefon ka biseduar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, presidentin e Izraelit Reuven Rivlin dhe njeriun e parë të Francës Emmanuel Macron, Erdoğan tha se nuk mbështet rrezikimin e jetës, pronës dhe të drejtave të njeriut, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë.
“Në cilësinë e kryetarit të Samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, nxisim qeverinë e Izraelit të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Ashtu si dje, edhe sot dhe gjithmonë Turqia do të mbështesë procesin e ndërtimit të paqes dhe do të mbështesë vëllezërit palestinezë për të fituar lirinë, të drejtat dhe drejtësinë”, tha Erdoğan.
Presidenti i Turqisë thekksoi se botës islame i nevojitet solidaritet dhe intensifikim i bashkëpunimit, e jo përçarje dhe konflikte.
“Në kohë të tilla të ndjeshme, ne nuk duhet të humbasim energji në mosmarrëveshjet e brendshme. Ne nga dita e parë e krizës së Katarit jemi angazhuar për dialog dhe kapërcimin e mosmarrëveshjeve në mënyrë të civilizuar. Askush nuk ka dobi nga vazhdimi dhe thellimi i krizës. Dobi kanë vetëm qarqet antagoniste të cilët tentojnë që ardhmërinë e rajonit ta vënë në hipotekë dhe të shkaktojnë përleshje vëllavrasëse. Kryesimi me Organizatën e Bashkëpunimit Islam neve na jep përgjegjësi që këtë problem ta zgjidhim si vëllezër. Mbështesim nismën e ndërmjetësimit të cilën e ka inicuar emiri kuvajtian Sheikh Sabah”, tha Erdoğan.
Presidenti Erdoğan turneun në vendet e Gjirit do ta fillojë me vizitën në Arabinë Saudite, me të cilën Turqia ka marrëdhënie strategjike.
“Arabisë Saudite si vëll i madh në Gji i takon roli më i madh në zgjidhjen e krizës aktuale në këtë rajon. Unë disa herë edhe kam thënë se mbreti Salman është një nga të parët që mund të zgjidh këtë problem. Gjatë vizitës do të takohem me vëllain tjetër, mbretin Salman dhe do të takohem edhe me princin e sapozgjedhur Mohammed bin Salman. Pas kësaj do të udhëtoj në Kuvajt, ku me Sheikh Sabah luan rol të rëndësishëm në rajon”, tha ai.
Erdoğan nesër do të vizitojë edhe Katarin, ku Turqia gjatë disa viteve të fundit në masë të konsiderueshme ka intensifikuar marrëdhëniet bilaterale.
“Dua të theksoj se Katari që nga dita e parë është sjellë racionalisht dhe është angazhuar për zgjidhjen e krizës në bazë të dialogut. Deklaratat e djeshme të emirit të Katarit, Sheik Temim i konsideroj të drejta në kahje të zgjidhjes së krizës”, tha Erdoğan.