1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdogan: Mos humbni kohë me 4G kaloni direkt në 5G

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje që vendi të mos humbasë kohë sipas tij, me implementimin e teknologjisë 4g (LTE) por të kalojë direkt në gjeneratën e pestë të shpejtësisë së lundrimit në internet, 5G.

Kjo thirrje e Erdoan që citon rrjeti televiziv shtetëror turk TRT, shihet si një fitore për arkën e shtetit në 685 milionë dollarë. “Turqia ka dalë e fituar nga tenderi për teknologjinë 4,5G, që do ta ngrejë infrastrukturën e internetit në të njëjtin nivel me vendet më të zhvilluara të botës.

Falë paralajmërimit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të mos humbur kohë me teknologjinë 4G dhe për të kaluar direkt në 5G, fitimi i shtetit është rritur me 2 miliardë lira turke (685 milionë dollarë) në krahasim me kursin e majit”, – raporton TRT. Kështu, të ardhurat e Thesarit të Shtetit kanë arritur nga 11,3 miliardë lira turke (3,837 miliardë dollarë) në 13,2 miliardë lira turke (4,522 miliardë dollarë). Në disa vende te botës ka nisur implementimi i 5G.

Në Shqipëri prej disa muajsh kompanitë më të mëdha të telefonisë celulare, Telekom Albania (ish AMC), Vodafone dhe Eagle Mobile kanë çelur shërbimin 4G (LTE). Ndërsa nga dita e sotme 1 shtator nis edhe 4G+, fuqi më e shtuar e shpejtësisë së internetit krahasuar me 4G.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit